Nuk e lënë të braktisë shkollën, vret veten 14-vjeçari
13/01/2009 Debatoi me të ëmën, qëlloi mbi veten me pistoletën e të atit polic
DURRES- Shkaku i braktisjes së shkollës ka çuar drejt vetëvrasjes një fëmijë në Durrës. Shtëpia e efektivit të policisë së Golemit, Beqir Biba, është përfshirë mbrëmë në zi pas vrasjes së ndodhur në banesë. Fëmija i policit, 14-vjeçari Bexhet Biba, pasi ka mësuar se prindërit nuk do e lejonin që ai të braktiste shkollën pa mbaruar arsimin e detyruar nuk ka menduar gjatë dhe me pistoletën e të atit ka qëlluar veten. Djali ka vdekur menjëherë duke mos u lënë kohë prindërve për të kërkuar ndihmën mjekësore, e cila ka mbërritur në pak minuta së bashku me policinë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orën 18.10 në shtëpinë e policit Beqir Biba, i cili banon në lagjen numër 14, në Shkozet të Durrësit. Në një nga dhomat e shtëpisë nxënësi i klasës së tetë është shtrirë mbi krevat dhe me pistoletën e të atit ka qëlluar mbi veten e tij. Krisma është dëgjuar edhe në lagje duke alarmuar familjet e tjera, të cilat kanë nxituar drejt shtëpisë së efektivit të policisë së shtetit. Në kohën që ka shkuar policia djali ka qenë i nxehtë, por mjeku i urgjencës ka konstatuar se fëmija kishte vdekur duke e lënë 14-vjeçarin në dorën e grupit hetimor. Sipas burimeve policore, të cilat nuk janë zyrtare thuhet se i ati i djalit, Beqir Biba nuk ka qenë brenda në shtëpi në kohën e debatit. Vetëvrasjen e të birit ai e ka mësuar nga një punonjës policie, i cili e ka telefonuar për të shkuar në shtëpi. Gjatë rrugës ai ka mësuar se djali ishte vrarë me pistoletën e punës së tij, të cilën ai e linte në të njëjtin vend. Historinë tragjike si burri edhe policia e kanë dëgjuar nga bashkëshortja e Beqir Bibës. Ajo u ka thënë se djali pasi është grindur me të ka përplasur derën dhe ka hyrë në dhomë ku edhe ka shkrehur armën mbi trupin e tij. Grupi hetimor ka dalë me konkluzionin se Bexhet Biba është vetëvrarë dhe se në dhomën e krimit është gjetur një gëzhojë pistolete. Fëmija pasi ka nxjerrë pistoletën nga vendi ku e linte i ati ka hipur në shtratin e prindërve dhe aty e ka drejtuar mbi veten.
Debati në familje, i mituri kërcënoi me vetëvrasje
Nënë e bir i janë rikthyer grindjes mes tyre për shkak se fëmija donte të linte shkollën. Braktisja e mësimeve ishte bërë disa herë objekt sherri në shtëpi, por këtë herë askujt nuk i ka shkuar në mendje se djali do të kryente aktin e pabesuar. Sapo djali ka hyrë në shtëpi ai është ndeshur me qortimet e së ëmës, e cila e ka kritikuar për qëndrimin e gjatë jashtë shtëpi dhe mosbërjen e detyrave. Por kaq ka dashur 14-vjeçari, i cili sikur e kishte pritur grindjen për të “bindur” nënën dhe përmes saj edhe të atin se nuk do të shkonte më në shkollë. Toni i lartë është dëgjuar edhe nga fqinjët. E ëma i është betuar të birit se nuk do e lejonte kurrë 14-vjeçarin të linte shkollën. Bexheti, 14-vjeçar, e ka “kërcënuar” nënën se do të vriste veten, por nuk pranoi propozimin e tij. Në kohën që fëmija ka kuptuar se nuk do të gjente përkrahje ka përplasur derën ku dhe ka vrarë veten.