Fshehën pasuri monetare dhe prona të paluajtshme
13/01/2009 ILDKP publikon emrat e zyrtarëve që ka çuar për ndjekje penale
ILDKP-ja ka publikuar dje emrat e tre zyrtarëve që janë kallëzuar penalisht në Prokurori me akuzën e fshehjes së pasurisë. ILDKP-ja bëri të ditur se Petrit Mullaj, oficer i policisë tatimore dega Sarandë, Nuri Vani, doganier në doganën e Bllatës (Peshkopi) deri në nëntor 2008 dhe Detar Hysi, anëtar i KKRT-së dhe ish-kryetar i zyrës së përmbarimit Tiranë, nuk kanë mundur të justifikojnë me dokumente të ligjshme burimin e krijimit të pasurisë së tyre. Sipas deklaratës publike të ILDKP-së, nga kontrolli i deklaratave të interesave private të Petrit Mullaj si dhe nga veprimet verifikuese të kryera në funksion të hetimit administrativ ka rezultuar se subjekti nuk ka deklaruar në formularët e interesave private të vitit 2005, 2006 dhe 2007 disa prona të paluajtshme të regjistruara në emrin e tij, që konfirmohen nga zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme Sarandë. Sipas ILDKP-së, në formularët e Mullajt nuk figurojnë të deklaruara 4400 m² tokë arë dhe rreth 30700 m² katrorë pemëtore (në bashkëpronësi) në zonën e Çifligut, Sarandë, si dhe rreth 300 m² truall e 79 m² sipërfaqe ndërtimi në zonën e Konispolit, po në Sarandë. Në rastin e doganierit Nuri Vani ILDKP-ja bën të ditur se ai nuk ka deklaruar një shumë në vlerën 3 milionë lekë të reja. Ndërsa për anëtarin e KKRT-së Detar Hysi në njoftimin e ILDKP-së thuhet se nga kontrolli i deklaratave të interesave private të subjektit Hysi, si dhe nga veprimet verifikuese të kryera në funksion të hetimit administrativ ka rezultuar se subjekti nuk mund të justifikojë burimin e krijimit të një shume të konsiderueshme të ardhurash, të cilat arrijnë në 7 milionë lekë e 40 mijë dollarë të deklaruara në kohën që drejtonte zyrën e përmbarimit të Tiranës. Po ashtu Hysi, pasi rikthehet si subjekt deklarues, në pozicionin e anëtarit të Këshillit Kombëtar të Radiotelevizionit, deklaron para cash një vlerë monetare prej 150 mijë euro, të cilat, sipas deklarimeve në ILDKP, i ka krijuar nga aktiviteti i tij privat si avokat. “Nga hetimi administrativ i ILDKP-së rezulton se subjekti Hysi nuk ka qenë i regjistruar në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve deri në shtator 2007, por edhe më pas nuk ka paguar detyrimet tatimore”, - thuhet në deklaratën e ILDKP-së.