E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trafiku i armëve, 6 vjet burg për Fatmir Ramën

13/01/2009  Linja e trafikut, Kosovë-Shqipëri

TIRANË – Dënohet me 6 vjet burg i akuzuari për trafik armësh Fatmir Rama. Vendimi u dha dje nga Gjykata për Krime të Rënda, ndërsa vet i pandehuri ndodhej në bankën e të akuzuarve. U hetua dhe gjykua për mbajtjen dhe tregtimin e një arsenali të tërë armësh. Sipas gjykatës, arsenali i armëve u bë Shkozet në qershor 2008. Akuzat ndaj të pandehurit janë “trafikim të armëve dhe municionit në formën e importimit” dhe “mbajtje pa leje të armëve, bombave dhe municionit luftarak”. I pandehuri 40 vjeç u arrestua në 4 qershor 2008 pas një informacioni të marrë në rrugë operative. Si provë materiale në gjykatë Prokuroria dorëzoi disa procesverbale që bënin fjalë për bllokimin e tri pistoletave “Bereta”, kalibër 7.65 mm, pesë pistoleta jugosllave “Zastava”, kalibër 6.35 mm, tre granata defensive, një automatik “model 56”, kalibër 7.62 mm, 90 fishekë pistolete, 260 fishekë kallashnikovi si dhe katër krehra me municion për një pushkë 20-she, automatike. I pandehuri ra në pranga pas operacionit të koduar “Shkozeti” në lagjen 14 në Durrës. Ndërkohë që u kontrolluan dhe më pas u gjetën në shtëpitë e disa personave të lidhur me Ramajt në Mamurras, një arsenal i dytë prej 20 pushkësh automatike. Nga hetimet e Prokurorisë ka rezultuar se arsenali i armëve të bllokuara në Shkozet gjatë operacionit me të njëjtin emër, ishte importuar nga Kosova pak ditë para 4 qershorit 2008. Në këtë kohë Fatmir Ramaj, i cili hetohej për trafik armësh nga kufiri verilindor i vendit, ka marrë një porosi nga persona të interesuar për blerje armësh të reja me municionet përkatëse.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›