E Diel, 1 Nëntor 2026

Nuk gjen mjekët në spital, thyen xhamat

ARRESTIMI/ Policia prangosi një shtetas për “shkatërrim të pronës”, pasi theu xhamat e spitalit në inat e sipër

ELBASAN - Mbërrin me gruan në krahë, shkelmon derën dhe më pas thyen xhamat e dyerve të spitalit, pasi nuk gjen aty mjekët e spitalit. Ngjarja ka ndodhur pas mesnate në spitalin kirurgjik të Elbasanit kur Hekuran Salla, lindur e banues në lagjen “28 Nëntori”, ka mbërritur me urgjencë me gruan e tij të sëmurë në krahë, ka shkelmuar derën kryesore të mbyllur, duke thyer xhamin dhe më pas ka hyrë në spital, ku edhe ka kërkuar ndihmë për mjekët e urgjencës. Kur nuk i ka gjetur këta të fundit, ai ka thyer me radhë xhamat e dyerve të mjekimit. Sipas burimeve të policisë, ky shtetas në inat e sipër ka reaguar pasi mjekët nuk kanë qenë të gatshëm për ndihmën e parë. Por burime nga spitali kundërshtojnë duke u shprehur se në orët e vona mjekët rrinë në dhomat e pushimit, dhe e kanë quajtur të pajustifikueshëm veprimin e 29-vjeçarit. Si rrjedhojë, menjëherë pas ngjarjes nga ana e personelit të spitalit është njoftuar policia që ka vendosur edhe masën e arrestit në flagrancë për veprën penale të “shkatërrimit të pronës”. Personeli mjekësor shprehet se “megjithëse ai reagoi keq, vajzës i është dhënë ndihma e parë dhe nuk ka rrezik për jetën”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›