E Diel, 1 Nëntor 2026

Nuk i dha pagën e fundit, vret Piro Bollanon me sende të forta



HIMARË – Nuk i ka dhënë pagën e fundit punonjësit të tij, por më pas pronari ka rënë pre e dhunës, duke gjetur vdekjen më pas për shkak të plagëve të marra. Burimet zyrtare të policisë së Vlorës bëjnë të ditur se shtetasi Bledi Xhaferri, nga fshati Fier Shegan i Lushnjës u konfliktua me Piro Bollanon, pronar i një lokali të vogël në qytezën e Himarës. Sipas tyre, ngjarja ndodhi në mëngjesin e djeshëm rreth orës 9.15. Duke iu referuar të dhënave në grupin hetimor, 24-vjeçari Xhaferri i ka kërkuar Bollanos që ti jepte pagesën e fundit, pasi ishte pushuar nga puna. Por, ai ka refuzuar dhe në këto kushte, pronari është ndodhur përballë akteve të dhunës prej punonjësit të tij. Xhaferri e ka qëlluar me sende të forta 74-vjeçarin, duke i shkaktuar plagë të rënda. Konflikti mes tyre ndodhi në prani të dhjetëra banorëve të pranishëm në vendngjarje. Pas keqtrajtimit, i riu nga Lushnja është larguar, duke e lënë Bollanon të përgjakur në mes të lokalit. Ndonëse është transportuar me urgjencë drejt spitalit për ti dhënë ndihmën mjekësore, Piro Bollano ka gjetur vdekjen për shkak të plagëve të marra në trup. Ndërkohë policia nisi kërkimet për kapjen e shtetasit Bledi Xhaferri. Forca të shumta të rajonit të Himarës ngritën postblloqe, duke kërkuar ndihmën e komisariateve të rretheve fqinje për kapjen e tij. Policia e Vlorës njoftoi se i riu nga Lushnja, i identifikuar si autor i vrasjes së të moshuarit nga Himara, të martën në mëngjes, u arrestua dhe u izolua në qelitë e drejtorisë së këtij qarku. Bledi Xhaferri, akuzohet për vrasjen me mjete të forta të Pirro Bollanos nga qyteza e Himarës".

Tenton të vetëdigjet, nuk i dhanë ujë për vaskat e peshkut

LIBRAZHD - Një 52 vjeçar nga Librazhdi ka tentuar t'i verë zjarrin vetes të martën, pasi drejtuesit e qeverisjes vendore refuzuar që ti jepnin leje për përdorimin e ujit për vaskat e peshkut në pronësi të tij, por u shpëtua nga forcat e policisë. Burime nga policia lokale bënë të ditur se "Rakip Laçka, nga fshati Rrajcë i Librazhdit, tentoi të vetëdigjej me benzinë brenda makinës së tij, por u shpëtua nga policia". Sipas policisë, 52 vjeçari Laçka kishte pësuar depresion pas një konflikti me drejtues të pushtetit vendor, për përdorimin e ujit për vaskat e peshkut. Biznesi i tij ndodhej në prag të falimentimit për shkak të mungesës së ujit, dhe në momentin që ka marrë përgjigje negative nga zyrtarët vendorë, ka tentuar të ndërmarrë aktin fatal të vetëvrasjes.

7 Maj 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›