E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nuk i dha paratë e bastit për ndeshjen, plagos shokun me armë

 

KORÇE - Plumba shokut pasi nuk i dha paratë e bastit që kishin vënë për ndeshjen. Ngjarja ndodhi në një lokal të fshatit Kamenicë të Korçës rreth orës 22:30, kur mbeti i plagosur me armë 25-vjeçari Lirim Osmani. Autori këtij krimi, Maringlen Muke, 25 vjeç, po nga fshati Kamenicë u largua për t’u arrestuar pas më shumë se katër orësh. Ngjarja terrorizoi klientët e lokalit, të cilët kishin qenë duke parë ndeshjen. Për fat të mirë asnjëri prej tyre nuk pësoi plagë, ndërsa viktima u dërgua në spitalin e Korçës. Policia mbërriti në vend dhe nga dëshmitarët mësoi se dy të rinjtë ishin shokë fëmijërie. Mbrëmjen e së shtunës ata ishin ulur në kafen e fshatit për të parë ndeshjen, që transmetohej ne televizion. Ata vunë bast me 2 mijë lekë për rezultatin. Kur ndeshja mbaroi, Muke doli i fituar në bastin e tyre. Ai i kërkoi Osmanit lekët. Sipas dëshmitarëve, viktima i ishte përgjigjur me shaka se nuk kishte para, por se do t’i jepte për të pirë diçka në lokal. Papritur autori i krimit ka dalë nga lokali dhe pas disa minutash ai është kthyer me një pushkë, me të cilën qëlloi tre herë shokun e tij. Pas këtij veprimi 25–vjeçari u largua. Forca të shumta të policisë mbërritën në Kamenicë. Ato krehën zonën dhe rreth orës 03:30, u bë i mundur arrestimi i tij. Mësohet se Maringlen Muke akuzohet për veprat penale “Vrasje me dashje, e mbetur në tentativë” dhe “Armëmbajtje pa leje”. Blutë sekuestruan edhe armën e krimit, një pushkë me kalibër 7.62 mm dhe 1 krehër me 19 fishekë model 56.      j.gj

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›