E Diel, 1 Nëntor 2026

Pranga dy adoleshentëve, vidhnin pasqyra "Benzi"

TIRANE- Kapen në flagrancë nga policia dy adoleshentë, ndërsa vidhnin pasqyrat e një automjeti në kryeqytet. Dy të rinjtë të identifikuar nga policia me inicialet F.Ç, 17 vjeç dhe B.R, 15 vjeç, të dy banues në Tiranë, janë ndaluar nga oficerët e zyrës së hetimit të vjedhjeve kundër biznesit ndërsa kanë vënë re se dy adoleshentët po kryenin krimin e mësipërm.

Blutë kanë ndaluar në flagrancë të dy personat, ndërsa më pas atyre iu është komunikuar akuza e vjedhjes në bashkëpunim e mbetur në tentativë.


Policia dyshon se dy të arrestuarit mund të punonin për llogari të personave të tjerë ndërsa për këtë qëllim po kryhen edhe verifikime të tjera.


Dyshimet e policisë janë mbi disa persona që tashmë po mbahen në vëzhgim nga oficerët e zyrës së vjedhjes së automjeteve. Pas veprimeve të kryera nga policia, hetuesit kanë përcjellë dosjen e në ngarkim të tyre në prokurorinë e Tiranës.

 

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›