Titujt e pronësisë; Verifikimi do të nisë nga 20 mijë ankuesit
Verifikimi i titujve të pronësisë të ndarë sipas ligjit 7501, do të nisë fillimisht tek fermerët që janë ankuar se u është prekur toka. Bëhet fjalë përreth mbi 20 mijë ankesa të ardhura të cilat Komisionet Vendore do t’i verifikojnë dhe do të marrin vendimet përkatëse, ligjërimin e heqjen e të drejtës së pronësisë. Ministri i Bujqësisë, Jemi Gjana, deklaroi dje se “ky ligj nuk prek asnjë princip bazë të ndarjes së tokës bujqësore, përveçse merr përsipër të luftojë abuzimin dhe vjedhjen e titujve të pronësisë”.
Puna e Komisioneve Vendore, të cilat do të verifikojnë ndarjen e tokës sipas ligjit 7501, do të fillojë me ato familje të cilat janë ankuar se u është prekur prona. Nga fermerë dhe qytetarët të shumtë kanë ardhur rreth 20 ankesa të cilët janë ankuar se u është vjedhur prona. Ajo që të bie në sy është fakti se ankesat kanë ardhur kryesisht në zonat bregdetare, ato me interes ekonomik si dhe nga fermerët afër qyteteve. Pikërisht në këtë pikë pritet që të fillojë verifikimi i titujve të pronësisë. Kush ka bërë animimin, do të ketë brenda pak kohësh mundësinë që t’ia tregojë këtë gjë Komisionit Vendor, i cili do të vijë për verifikim. Në rast se evidentohet se toka është vjedhur apo përfituar pa të drejtë, Komisioni Vendor do t’i propozojë Komisionit që drejtohet nga zëvendëskryeministri për t’i hequr titullin e pronësisë. Personi i prekur do të ketë afat vetëm 60 ditë për t’u ankimuar në gjykatë, ndryshe vendimi i komisionit do të hyjë në fuqi duke tjetërsuar pronësinë e duke ia kaluar shtetit. Gjatë publikimit të bilancit 7-mujor, ministri i Bujqësisë, Jemin Gjana, deklaroi dje se ky ligj nuk do të prekë titujt e ndarë sipas ligjit 7501, por do të prekë vetëm abuzimet, si dhe do t’u mbyllë derën abuzuesve në vitet e ardhshme. “Ligji i miratuar në korrik 2008 për verifikimin e titujve të pronësisë mbi tokën bujqësore është jo vetëm plotësimi i një boshllëku, por edhe angazhimi më serioz i qeverisë aktuale, angazhimi më i qartë i një qeverie në harkun kohor të 17 viteve gjatë të cilave është proceduar me ndarjen e tokës bujqësore, për të vënë në vend drejtësinë, për të luftuar korrupsionin dhe abuzimin në një proces dhe mbi një prej pronësive më të mëdha që kanë kaluar nga shteti tek privati. Ky ligj nuk prek asnjë princip bazë të ndarjes së tokës bujqësore, përveçse merr përsipër të luftojë abuzimin dhe vjedhjen e titujve të pronësisë”, - u shpreh Gjana.
Abuzimet
Gjatë diskutimeve të ligjit për verifikimin e titujve të pronësisë për tokat bujqësore, në Komisionin e Ligjeve, është vërejtur se me ligjin 7501 janë dhënë në mënyrë abuzive 26 mijë hektarë tokë, ndërsa me ligjin për ndarjen e tokave bujqësore dhe kooperative janë ndarë 12 mijë hektarë tokë. Ndërkohë ka probleme kufijsh në 180 raste për 2 700 hektarë. Afërsisht rreth 12 mijë subjekte kanë zënë tokë në mënyrë të paligjshme në një sipërfaqe prej 6 100 hektarësh. Ndërkohë, janë kryer abuzime me dokumentet e pronësisë të dhëna sipas ligjit 7501 dhe 8053. Ministria e Bujqësisë shprehet se bëhet fjalë për 170 hektarë pyje, 254 hektarë kullota, 296 hektarë tokë e pashfrytëzueshme. Sipas të dhënave paraprake, në shumë raste ka më tepër se dy mbivendosje. Ndërkohë, duhet pasur parasysh se 80 për qind e anëtarëve të komisioneve të ndarjes së tokave pranë komunave kanë qenë me arsim 8-vjeçar. Gjatë këtyre viteve, gjithsej janë ndarë 563 mijë hektarë tokë bujqësore për 445 mijë familje. Në shumë raste këto prona kanë qenë rreth zonave urbane dhe në bregdet dhe ato tashmë janë kthyer në troje për ndërtim dhe janë ngritur objekte. Në këto raste do të penalizohet vetëm ai që e ka përfituar titullin e pronësisë në mënyrë të padrejtë. Nëse ka kryer transaksion dhe këtë pronë ai nuk mund t’ia kthejë shtetit, atëherë do të paguajë çmimin për metër katror sipas vlerës së tregut, përcaktuar në hartën e vlerës së tokës që ka Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave.
Bilanci i bujqësisë, Gjana: Skemat kanë funksionuar
Ministri i Bujqësisë, Jemin Gjana, ka bërë dje bilancin e punës 7-mujore të kësaj ministrie. Në këtë bilanc, Gjana theksoi se skemat e zbatuara nga qeveria po funksionojnë, pasi po shihet se gjithnjë e më shumë po rritet toka e mbjellë, veçanërisht me vreshta, pemëtore, ullinj, por edhe grurë. “Në aplikimin gjatë kësaj periudhe shtatëmujore të këtyre skemave për krijimin e pemëtoreve, vreshtave e ullishtave të reja përfituan 2809 fermerë, të cilët bashkë me shumë fermerë të tjerë jashtë këtyre skemave arritën të mbjellin në pranverën e sivjetshme 860 663 rrënjë pemë të reja frutore, 25 për qind më shumë se një vit më parë, 332 067 rrënjë ullinj, 31 për qind më shumë se viti i kaluar, 56 435 rrënjë agrume ose 21 për qind më shumë se një vit më parë dhe 505 ha me vreshta të reja. Mbi gjysmë milioni rrënjë ullinj të mbjella rishtas ose baras me 90 për qind të ullinjve të shtuar në 5 vitet së bashku nën qeverisjen e opozitarëve të sotëm. U mbollën mbi gjysmë milionë rrënjë pjergulla dhe 1116 ha vreshta të reja. Vlen të theksohet se në kuadër të përpjekjeve kundër fragmentimit të tokës, mbi 300 fermerë i kanë sipërfaqet e mbjella me mbi 1 ha secili”, - bëri të ditur Gjana.
Eksportet u rritën me 18% në muajin korrik
Instituti i Statistikave ka bërë të ditur se gjatë muajit korrik eksportet janë rritur me 18.7 për qind më shumë në krahasim me korrikun e vitit 2007. Eksportet shqiptare gjatë muajit korrik 2008 arritën në 11 miliardë lekë. Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT-it, po gjatë këtij muaji u importuan 37.5 miliardë lekë mallra, me rritje 22.4 për qind në krahasim me muajin korrik të 2007-ës dhe 3.3 për qind në krahasim me muajin qershor 2008. Tregtia me vendet e Bashkimit Evropian zuri 67.9 për qind. Partnerët kryesorë tregtarë vazhdojnë të jenë Italia dhe Greqia. Sipas të dhënave, me Italinë eksporti është 61.4 për qind dhe importi 27.7 për qind, kurse me Greqinë, eksporti është 9.1 për qind dhe importi 16 për qind. Disa nga partnerët tanë tregtarë me të cilët eksporti dhe importi është rritur, janë, për sa i përket eksportit, Gjermania, Greqia, Italia, Kina, Maqedonia, Spanja etj., dhe për importin, Austria, Britania e Madhe, Greqia, Kroacia, Turqia etj.
Ulen me 0.5% interesat e kredive afatshkurtra
Banka e Shqipërisë, në mbledhjen e djeshme të Këshillit Mbikëqyrës, ka raportuar se interesat e kredive në vend kanë pësuar një ulje të lehtë. Norma mesatare e interesit për kreditë në lekë ka vazhduar të ulet në muajin qershor në 12.32 për qind ose me 0.61 pikë përqindjeje më pak se një muaj më parë. Norma e interesit për kreditë me afat 6 muaj deri në 1 vit është ulur mesatarisht 0.50 pikë përqindje. Ulje të normës kanë pësuar gjithashtu edhe kreditë me afat të gjatë, për kreditë mbi 5 vjet. Parashikimet më të fundit të Bankës së Shqipërisë tregojnë se duke filluar që nga muaji gusht 2008, inflacioni vjetor do të vazhdojë të luhatet rreth vlerave qendrore të intervalit të tolerancës përgjatë gjithë 12 muajve në vijim. “Pasi analizoi me kujdes balancën e rreziqeve në ekonomi, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë arriti në përfundimin se shkalla e materializimit të tyre vazhdon kurbën e vet rënëse. Megjithatë, ende ambienti i jashtëm mbart një potencial të caktuar rreziku, i cili vazhdimisht do të mbahet në qendër të shënjestrës së politikës monetare të Bankës së Shqipërisë. Banka e Shqipërisë, do të vazhdojë të ndjekë nga afër të gjitha zhvillimet ekonomiko-financiare, brenda dhe jashtë vendit, me qëllimin e vetëm për të shmangur maksimalisht çfarëdolloj faktori rreziku, si ndaj stabilitetit makroekonomik të vendit, ashtu edhe ndaj stabilitetit të sistemit bankar”, - thuhet në njoftimin e BSH-së.