Nuk kthejmë kokën pasi fitojmë votat e elektoratit

12/05/2005 LSI miting në zonën e Erion Braçes në Berat
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, gjatë një mitingu në zonën elektorale numër 75, në rrethin e Betarit, ka theksusr se kjo parti nuk do të lejojë që shqiptarët të drejtohen nga një qeveri e papërgjegjshme dhe të monopoleve, siç është qeveria aktuale, por njëkohësisht do të pengojë edhe kthimin në pushtet të Berishës dhe PD-së. Meta, gjithashtu, u ka premtuar banorëve të kësaj zone ndërtimin e rrugës që lidh fshatrat me rrugën nacilonale. Sipas tij, “ne nuk vijmë këtu për të kërkuar vota dhe më pas t’ju kthejmë kurrizin, pasi të na jepni votën. Duke i premtuar popullit të zonës, ndërtimin e rrugës që lidh Lapardhanë me Lumasin dhe me rrugën nacionale, Meta tha se ne kemi një tjetër moral, një tjetër dinjitet dhe karakter. Ndaj dhe jemi ndarë njëherë e përgjithnjë nga ata që duan ta kthejnë Shqipërinë në ’97”. Njëkohësisht, Meta shprehu vendosmërinë e LSI për një sistem kreditimi të veçantë për bujqësinë, nëpërmjet ngritjes së një banke me profil bujqesor, si dhe ngritjen e “Fondit të Garantimit të Kredive Bujqësore” si mjet garancie për bankat apo institutet e kreditit që do të financojnë agrobiznesin, në mënyrë që të zgjerohet kreditimi edhe nga bankat e tjera.