E Hënë, 2 Nëntor 2026

PD po përdor financime të errëta për fushatën

12/05/2005  Nano: Anëtarët e Komitetit të Orientimit të Politikave janë banditë me maska blu të firmës KOP shpk

PS zyrtarizon listën e 100 kandidatëve, që do të garojnë për zgjedhjet e 3 korrikut

Kryetari i Partisë Socialiste, Fatos Nano, ka sulmuar Partinë Demokratike, duke e cilësuar si një opozitë, që po sofistikohet me financime të errëta për të përballuar zgjedhjet e 3 korrikut. Gjatë prezantimit të 100 kandidatëve për deputetë, me të cilët PS-ja do të synojë që të fitojë zgjedhjet, Nano ka shprehur bindjen se, “si deputetë të ardhshëm do të keni fatin e veçantë të ratifikoni në Kuvendin e ri të Republikës së Shqipërisë. Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit të vendit me BE dhe të nënshkruani në emrin e popullit shqiptar brenda mandatit tuaj kërkesën për anëtarësimin tonë të plotë në këtë bashkim modern”. Gjithashtu, kreu i qeverisë nuk ka lënë pa sulmuar dhe Komitetin e Orientimit të Politikave, pranë PD-së, duke i cilësuar si “banditë me maska blu të firmës KOP shpk”, të cilët do të përpiqen të hedhin në greminë dhe të grabisin të ardhmen e të gjithë shqiptarëve.

Prezantimi

Partia Socialiste zyrtarizoi 100 kandidatë të saj për deputetë, të cilët synojnë të fitojnë mandatin e ligjvënësit. Pas shumë debatesh në strukturat dhe në bazën e PS-së, socialistët kanë finalizuar listën përfundimtare të 100 kandidatëve për deputetë. Gjatë prezantimit, kreu i PS-së u ka kërkuar kandidatëve që të trokasin “derë më derë, për të kuptuar më mirë nevojat që kanë individët dhe familjet shqiptare dhe t'i shtrojnë dhe për t’i programuar deri në detaje mbrojtjen e së ardhmes për gjithësecilin, duke i zgjidhur nevojat dhe problemet e tyre”. Për të larguar hijet e dyshimeve për profesionet e kandidaturave si biznesmenë apo si të korruptuar Nano, ka paraqitur të gjithë profesionet e kandidatëve për deputetë. Sipas tij, “përzgjedhja nuk është bërë në pazarin e gjelave për të përzgjedhur më të fortin, por ka patur parim themelor moralin dhe karakterin e fortë për të përballuar sfidat. Ekipi ka në përbërjen e vet 29 mësues, njerëz të dijes, 20 ekonomistë dhe menaxherë, 17 inxhinierë dhe projektues, 10 juristë dhe interpretues të autoritetit të ligjit në shoqërinë demokratike, 10 mjekë, që kthejnë në shërbime humanitare vlerat e solidaritetit të së majtës, 5 specialistë bujqësie, që po shoqërojnë transformimin e zonës rurale në parametrat e tregjeve dhe të shoqërive të hapura, 3 sipërmarës së suksesshëm, dy ish-ushtarakë”.

Porositë

100 kandidatët e PS-së gjatë takimit të përbashkët të organizuar nga strukturat qendrore të partisë kanë shpërndarë objektivat e partisë, për të fituar zgjedhjet e kësaj vere si dhe të gjithë materialin ligjor, që kandidatët do të shqyrtojnë gjatë kësaj periudhe. Aktualisht është lidhur një marrëveshje për përgatitjen e të gjitha posterave dhe materialet për fushatën zgjedhore si për partinë në tërësi dhe për të gjithë kandidatët. Gjithashtu kandidatëve u është shpërndarë dhe materiali, që ata duhet të paraqesin pranë komisioneve zonale zgjedhore, ku do të bëhet regjistrimi i tyre si kandidatë të PS-së për zgjedhjet e 3 korrikut. Ndërkohë që 99 kandidatët për deputetë duhet të kenë në vesh porosinë kryesore të kryetarit të partisë, “ka akoma shumë për të bërë me ne, socialistët, por ka shumë e shumë më tepër për të humbur me demokratët. Kjo është kredoja për secilin prej jush. Që sot bëhuni protagonistë kryesorë të mbrojtjes të së ardhmes”.

Adnor Shameti: Skrapari do të votojë për PS-në

Përballë kryetarit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, socialistët kanë vendosur Adnor Shametin, në zonën elektorale numër 79, në Skrapar. Edhe pse është cilësuar si një bastion i socialistëve kjo zonë, do të ketë vëmendjen e mediave dhe të opinionit publik. Gjatë zyrtarizimit të 100 kandidatëve nga ana e PS-së, vetë Shametaj tha për mediat se “skrapallinjtë janë njerëz shumë të mirë dhe për këtë unë e kam për nder që jam nga Skrapari. Skrapallinjtë kanë qenë të lidhur dhe janë shumë të lidhur me PS-në, ashtu si dhe ata skrapallinjtë si ish-kryeministri Meta. Edhe ata i kanë marrë ato vlera që kanë nga PS-ja. Ne kemi detyrën tonë që të fitojmë në këtë zonë edhe pse përballë kemi një skrapalli tjetër”. Përballja e Shametaj me Metën, përveçse një sfidë elektorale, është dhe një përballje mes dy realiteteve që tashmë janë krijuar në politikën shqiptare. Nga njëra anë, kreu i LSI-së dhe nga ana tjetër sfidanti socialist, pretendojnë fitoren në këtë zonë, duke e cilësuar totalisht të majtë. Gjithsesi, zona elektorale numër 79 duket se pritet të shënojë surpriza. Pasi nga njëra anë kreu i LSI-së, Meta, pretendon të ketë një fitore të thellë, ndërkohë që socialistët duket se do t'i kushtojnë një vëmendje të madhe kësaj zone për të shënuar një rezultat në favor të PS-së.

Shpëtim Idrizi

“Ligji nuk e përmban në mënyrë të drejtpërdrejtë që drejtori i Doganave në rast se kandidon për deputet duhet të japë dorëheqjen. Megjithatë, në momentin e duhur, unë do të marrë vendimin e duhur, duke u mbështetur mbi ligjin, mbi arsyen dhe mbi moralin. Do të më duhet të vlerësoj dhe performancën e sistemit, prandaj do të më duhet të them edhe njëherë se në momentin e duhur do të marrë vendimin tim”

Andis Harasani

“Personat juridikë që duhet të lënë postet që drejtojnë në raste të tilla janë ata që emërohen me vendim qeverie. Posti i drejtorit të KESH-it është post drejtori si në çdo kompani dhe për këtë arsye nuk ka asnjë lloj interference me procesin zgjedhor. Unë do të bëj atë që mendoj se është më e arsyeshme për të bërë. Dua të kujtoj se para dy muajsh dhashë dorëheqjen nga bordi i Bankës së Shqipërisë. Ndërsa për postin që mbaj për sa kohë që nuk ka probleme ligjore, do të jetë vendim personal”

Majlinda Keta

“Do të respektoj ligjin për ato nivele të administratës publike, për të cilat ligji parashikon dorëheqjen. Mendoj se posti që unë mbaj nuk hyn në ato nivele. Për këtë arsye do të vazhdoj të punoj për detyrën që kam në administratën shtetërore”

Mimi Kodheli

“Ligji më detyron që duhet të jap dorëheqjen në fund të muajit maj, prandaj është detyrimi im ligjor, ta bëj këtë dhe patjetër që do ta bëj me shumë dëshirë, duke respektuar ligjin deri në fund. Nëse nuk do ta kisha detyrim ligjor do të mundohesha që të mos abuzoja me postn dhe të zbatoja kodin e etikës”

Qarku Shkodër

Zona 1 Paulin Sterkaj

Zona 2 Pali Lera

Zona 3 Lekë Çukaj

Zona 4 Musa Heta

Zona 5 Ramadan Hasani

Zona 6 Tom Doshi

Zona 7 Zef Cuni

Zona 8 Nikolin Dedvukaj

Zona 9 Viktor Doda

Qarku Kukës

Zona 10 Ali Berbati

Zona 11 Rexhep Ukperaj

Zona 12 Asllani Dogjani

Qarku Lezhë

Zona 13 Zef Preci

Zona 14 Gjovalin Kadeli

Zona 15 Mark Nikolli

Zona 16 Shpëtim Cami

Zona 17 Albert Cakani

Qarku Dibër

Zona 18 Qemal Minxhozi

Zona 19 Ardit Kaja

Zona 20 Skënder Demiri

Zona 21 Ilir Gjoni

Zona 22 Sadri Abazi

Qarku Durrës

Zona 23 Bujar Derveni

Zona 24 Sokol Kokomani

Zona 25 Lulëzim Traga

Zona 26 Agron Duka

Zona 27 Emin Barci

Zona 28 Gazmir Bizhga

Zona 29 Gjergji Koja

Zona 30 Natasha Paco

Qarku Tiranë

Zona 31 Igli Toska

Zona 32 Shpëtim Idrizi

Zona 33 Andis Harasani

Zona 34 Musa Ulqini

Zona 35 Ermelinda Meksi

Zona 36 Mimi Kodheli

Zona 37 Anastas Angjeli

Zona 38 Majlinda Keta

Zona 39 Luan Rama

Zona 40 Arben Ahmetaj

Zona 41 Petrit Malaj

Zona 42 Spartak Poçi

Zona 43 Shyqyri Duraku

Zona 44 Hasan Hoxha

Zona 45 Mehmet Hasanlami

Zona 46 Durrim Lamaj

Zona 47 Bashkim Haxhiu

Zona 48 Agim Hushi

Zona 49 Artan Lame

Zona 50 Agron Dibra

Qarku Elbasan

Zona 51 Shpëtim Kateshi

Zona 52 Tauland Dedja

Zona 53 Qazim Sejdini

Zona 54 Valentina Leskaj

Zona 55 Bukurosh Stefa

Zona 56 Durim Hushi

Zona 57 Namik Dokle

Zona 58 Ndriçim Hysa

Zona 59 Elmaz Sherifi

Zona 60 Tauland Balla

Zona 61 Rapush Tola

Qarku Fier

Zona 62 Myzelejen Hoxha

Zona 63 Ethem Ruka

Zona 64 Vath Koreshi

Zona 65 Arta Dade

Zona 66 Petro Koçi

Zona 67 Albert Çaçi

Zona 68 Asllan Haxhiu

Zona 69 Ylli Bufi

Zona 70 Blendi Klosi

Zona 71 Raimonda Stefa

Zona 72 Fatmir Xhindi

Zona 73 Kastriot Islami

Qarku Berat

Zona 74 Flamur Rogu

Zona 75 Erion Braçe

Zona 76 Marko Bello

Zona 77 Luan Memushi

Zona 78 Bashkim Fino

Zona 79 Adnor Shameti

Qarku Korcë

Zona 80 Ilir Kulla

Zona 81 Ben Blushi

Zona 82 Pandeli Majko

Zona 83 Fehmi Xhemo

Zona 84 Agim Isaku

Zona 85 Fatmir Xhafaj

Zona 86 Maqo Lakrori

Zona 87 Alfred Dalipi

Zona 88 Ahmet Hoxhallari

Qarku Gjirokastër

Zona 89 Flamur Hoxha

Zona 90 Makbule Çeço

Zona 91 Gramoz Ruçi

Zona 92 Vangjel Tavo

Qarku Vlorë

Zona 93 Arben Malaj

Zona 94 Bashkim Habili

Zona 95 Arben Isaraj

Zona 96 Mezan Malaj

Zona 97 Besnik Dervishi

Zona 98 Vladimir Demaj

Zona 99 Fatos Nano

Zona 100 Stefan Çipa

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›