E Hënë, 2 Nëntor 2026

ODHIR trefishon monitoruesit për zhgjedhjet e 3 korrikut

12/05/2005  Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha dje pas takimit me kryetarin e Misionit të Vëzhguesve, Jorgen Brunet, se, në rast se socialistët nuk heqin dorë nga strategjia e "Megadushkut", atëherë opozita do t'i përgjigjet me të njëjtën monedhë. Kreu demokrat tha se do t'i rekomandojë grupit të vëzhguesve zona të veçanta, ku dyshohet se paratë e pista po kthehen në mandate deputetësh. "E njoha me problematikën aktuale, dhe sigurisht tema e "Dushkut" ishte një temë që u diskutua më shumë. Unë shpreha gatishmërinë për të votuar amendamentin tonë, që është paraqitur në parlament, në rast të kundërt do të përdoret ajo taktike që shndërron përpjekjen e qeverisë për të përfituar nëpërmjet një mekanizmi që duhet ta lëmë në harresë", tha Berisha. Nga ana e tij, Brunet u shpreh se misioni i Vëzhguesve do të punojë i pavarur nga prezenca e OSBE/ODHIR në Shqipëri dhe do t'i kushtohet rëndësi e veçantë raportit për zgjedhjet. "Misioni i vëzhguesve të OSBE dhe ODHIR është i ndarë nga misioni në Tiranë, ne kemi përgjegjësi të ndryshme. Raporti mbi zgjedhjet do të jetë e jona dhe jo e OSBE-së në Tiranë. Do të takoj të gjithë faktorët politikë dhe do të njihem me situatën parazgjedhore, dhe shpresoj se zgjedhjet do të jenë një hap përpara drejt integrimit tuaj në Evropë", tha Brunet.

Vëzhguesit

Sipas kreut demokrat, këtë vit është trefishuar numri i vëzhguesve, gjë që, sipas Berishës, tregon dhe seriozitetin dhe rëndësinë që kanë zgjedhjet e ardhshme në Shqipëri. "Këtë vit është trefishuar numri i vëzhguesve dhe sivjet, siç e shihni ju, vëzhguesit fillojnë shumë kohë përpara. Komuniteti ndërkombëtar është i vendosur të bëjë çdo përpjekje që shqiptarët të votojnë si të gjithë qytetarët e Evropës, të vëzhgojnë me seriozitetin absolut këto zgjedhje dhe ky është një ogur i bardhë për Shqipërinë dhe shqiptarët, të cilët duhet të jenë mirënjohës, të mos harrojmë se ata 500 apo 600 vëzhgues, që vijnë, vijnë që të gjithë me shpenzimet e taksapaguesve të vendeve të tyre dhe është një akt i solidaritetit të madh për të ndihmuar shqiptarët të dalin nga spirali i zgjedhjeve të dhunuara», tha Berisha. Sipas tij, për zonat ku dyshohet se po bëhet fushatë me para të pista, opozita do të sygjerojë shtimin e numrit të vëzhguesve.

Kandidatët

Kreu demokrat tha se pjesa e mbetur e kandidatëve do të shpallet në një kohë sa më të afërt të jetë e mundur. Në listën e deputetëve të PD-së akoma nuk janë caktuar rreth 27 kandidatë, ndërkohë që, sipas burimeve në PD, emrat e kandidatëve do të vendosen në mbledhjen e Kryesisë, e cila pritet të zhvillohet ditën e sotme. Në qytetet ku nuk janë caktuar ende kandidatët, bie në sy Qarku i Shkodrës, ku është caktuar vetëm kryetari i Grupit parlamentar të PDR-së, Nard Ndoka, në zonën numër 8. Mungesa të emrave të deputetëve ka dhe në Tepelenë, Fier, ndërsa në qarqet e tjera kanë mbetur një ose dy zona pa caktuar kandidaturat për deputetë. «Pothuajse një pjesë e kandidatëve tanë janë në zona, kanë mbetur një numër i vogël zonash që do të finalizohen shumë shpejt», tha Berisha. Berisha prezanton Pangon dhe Palokën Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka prezantuar dje, në zonën 37, në Tiranë, Edi Palokën, kandidat për deputet për zgjedhjet parlamentare të kësaj vere. Paloka në këtë përballje elektorale do të garojë me kandidatin socialist, Shpëtim Idrizi. Gjatë fjalës së tij, Berisha tha se fitorja e opozitës do ta shndërrojë këtë pjesë të Tiranës, në një pjesë të zhvilluar të metropolit shqiptar. “Kam nderin e madh sot të paraqes kandidat këtu para jush njërin nga parlamentarët dhe politikanët më të shquar të PD-së, që do të ketë një rol të rëndësishëm në qeverisjen tonë të ardhshme. Do t’ju përfaqësojë të gjithëve ju me dinjitet të madh në parlament. Kam ardhur t'ju jap fjalën se do ta mbështes Palokën në të gjitha përpjekjet e tij për ta shndërruar këtë zonë të kryeqytetit në një zonë të zhvilluar të metropolit të Shqipërisë, për të punësuar dhe për të zhvilluar më tej infrastrukturën e kësaj zone", tha Berisha. Në fjalën e tij, kreu demokrat ftoi të gjithë anëtarët dhe simpatizantët e kësaj zone të votojnë për kandidaturën e Palokës. Po dje, kreu demokrat Berisha ka prezantuar si kandidat për deputet, në zonën 41, dekanin e Fakultetit të Shkencave Sociale, Ylli Pango. Edhe gjatë këtij takimi, Berisha ka ftuar zgjedhësit të ndëshkojnë me votë ministrin e Ekonomisë, Anastas Angjeli, të cilin ai e quajti mamuthin e korrupsionit në Shqipëri.

Pd

Qarku Shkodër

Zona

1 ?

2 ?

3 ?

4 ?

5 ?

6 ?

7 ?

8 Nard Ndoka

9 Rexhep Uka

Qarku Kukës

Zona

10 Aleksandër Biberaj

11 Jemin Gjana

13 ?

12 Fatos Hoxha

Qarku Lezhë

14 Preç Zogaj

15 ?

16 ?

17 ?

Qarku Dibër

Zoina

18 Gani Hoxha

19 Idriz Humara

20 Sali Shehu

21 Rahim Kaleci

22 Neshat Fanaj

Qarku Durrës

Zona

23 ?

24 ?

25 Sami Gjergji

26 Sokol Olldashi

27 Flori Bajrami

28 Ferdinand Xhaferri

29 Gazment Oketa

30 Genc Juka

Qarku Tiranë

31 Bamir Topi

32 Besnik Mustafa

33 Lulëzim Basha

34 Bujar Nishani

35 Apollon Bace

36 Shaban Memia

37 Edi Paloka

38 Ylli Pango

39 Majlinda Bregu

40 Gëzim Karpici

41 Sapartak Ngjela

42 Neritan Sejamini

43 Pa vendosur

44 ?

45 Leonard Demi

46 Luftim Ahmetaj

47 Baki Shehu

48 Sali Berisha

49 ?

50 ?

Qarku Elbasan

Zona

51 Dashamir Shira

52 Nuri Hasa

53 Omer Stringa

54 Aurel Bylykbashi

55 Muharrem Kajolli

56 Ismet Lleshi

57 Mehmet Ibaj

58 Bexhet Ruci

59 ?

60 Skënder Çota

61 ?

Qarku Fier

62 Blerim Cela

63 Mevlan Gjindoli

64 Ilir Bano

65 Din Indoni

66 Viktor Gjini

67 ?

68 ?

69 ?

70 Bedri Mihaj

71 Fatos Beja

72 Leonard Gremi

73 ?

Qarku Berat

Zona

74 Mehmet Ceka

75 Dritan Hasnedari

76 Leonard Kumaraku

77 Muharrem Çogu

78 ?

79 Luan Bregu

Qarku Korçe

Zona

80 Gergji Pendavinji

81 Ridvan Bode

82 Ismail Hoxha

83 Ilir Rusmali

84 Edmond Spaho

85 Iris Hoxha

86 Besnik Jacelli

87 Mehmet Hoxha

88 ?

Qarku Gjirokastër

Zona

89 Mitro Cela

90 Genc Ruli

91 ?

92 ?

Qarku Vlorë

Zona

93 Moisi Meminaj

94 Bujar Leksja

95 Genci Panozaqi

96 Ardian Kollozi

97 Xhevahir Rexhepi

98 Arjan Dhimërtika

99 Besnik Aliaj

100 Grigor Pasko

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›