Zgjedhjet mbesin pika kyçe për integrimin në strukturar euroatlantike

12/05/2005 Përfundon raundi i bisedimeve mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian
Ka përfunduar dje në Bruksel raundi i gjashtë zyrtar i negociatave me Bashkimin Evropian dhe Shqipërisë, për Marrëveshjen e Asociim-Stabilizimit. Çështjet e prekura gjatë takimit ishin mbi bashkëpunimin rajonal, politikat sektoriale, bashkëpunimin financiar, mbrojtjen e produkteve të peshkut shqiptar. Pjesë e bisedimeve ishin dhe tre protokolle, që lidhen me produktet e bujqësisë, hekurit dhe çelikut si dhe ai i rregullave të origjinës. Oferta e grupit që përfaqësonte Shqipërinë lidhur me eksportet e produkteve të peshkut në BE është pranuar nga grupi komunitar. Ministrja e Integrimit, Ermelinda Meksi, ka falenderuar palën komunitare për çështjet e trajtuara që do të shohin së shpejti produktet tona bujqësore të mbrojtura nga konkurrenca gjatë periudhave të tranzicionit deri në afate të caktuara. Priebe, nga ana e tij, është shprehur se jemi shumë pranë mbylljes së Marrvëshjes së Asociim-Stabilizimit që do të bëhet realitet me shkëmbimin e disa informacioneve të lidhura me disa çështje teknike. Megjithatë është theksuar se do të jenë zgjedhjet parlamentare të kësaj vere që do të përcaktojnë zhvillimet për Marrëveshjen e Asociim-Stabilizimit të Shqipërisë me BE-në.