E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nuk lejohen të dalin jashtë vendit me pasaportat e vjetra

E shqetësuar nga raportimet në media në lidhje me problemet që po shfaqen në pajisjen e qytetarëve me pasaportat biometrike, Ministria e Brendshme ka shpërndarë dje një komunikatë, me anë të së cilës mundohet të sqarojë situatën. Pasi akuzon Partinë Socialiste se nuk po mbështet procesin që do të sigurojë lëvizjen e lirë të shqiptarëve, zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Fatmir Konja, konfirmon se në momentin e prodhimit të pasaportës së re, emigrantët e kanë të pamundur të udhëtojnë me pasaportën e vjetër. “Të gjithë aplikuesit për pasaportë biometrike, të cilëve u është prodhuar pasaporta, duhet ta tërheqin atë sepse pasaportat, sapo prodhohen, regjistrohen në sistem, duke nxjerrë kështu të pavlefshme pasaportën e mëparshme”, thotë Konja. Ai sqaron më tej se “asnjë aplikues pas datës 26.12.2009 nuk ndalohet deri në datën 10.01.2010 në ndonjë pikë kalimi kufitar për shkak se vetëm ka aplikuar dhe nuk e ka marrë apo nuk i është prodhuar pasaporta”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›