E Shtunë, 31 Tetor 2026

Putin: Perëndimi synon “përmbysjen e regjimit” në Iran

Kryeministri i Rusisë, Vladimir Putin, e ka akuzuar Perëndimin se po synon “përmbysjen e regjimit” në Iran, nën maskën e përpjekjes për parandalimin e përhapjes së armatimit për shkatërrim në masë.

Këto komente ai i bëri gjatë vizitës në një qendër kërkimore bërthamore, që dikur ishte sekrete, në qytetin Sarov, para zgjedhjeve të 4 marsit, në të cilat pritet që ta siguroj kthimin në postin e presidentit.

Rusia, për një kohë të gjatë, ka lidhje komerciale dhe ushtarake me Iranin dhe i ka dënuar sanksionet e njëanshme të imponuara nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, lidhur me programin e dyshuar për prodhimin e armatimit bërthamor iranian.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›