Masakra e Cërrikut, revoltohen dëshmitarët
Rebelimi
Dëshmitarët e thirrur nga prokuroria për zbardhjen e masakrës së Cërrikut, janë revoltuar, duke deklaruar se do t’i drejtohen edhe Dhomës Kombëtare të Avokatisë për marrjen e masave disiplinore të avokatëve që mungojnë. Ata shtojnë se ngjarja është shumë e rëndë dhe kërkojnë nga drejtësia vënien para përgjegjësisë ligjore të të akuzuarve. Ata deklarojnë se janë të disponueshëm sa herë do i thërrasë gjykata për zbardhjen e kësaj ngjarjeje të rëndë. Procesi i masakrës së Cërrikut vijon me dëshmitarë. Megjithatë, procesi ka një vit në gjykatë dhe ende nuk ka asnjë zgjidhje.
#