E Diel, 1 Nëntor 2026

Sëmuret avokati, shtyhet gjyqi i Gashit

Procesi

Gjykata e Krimeve të Rënda ka shtyrë dje procesin gjyqësor me të pandehur Bujar Gashi, i akuzuar për pjesëmarrje në organizatat kriminale të qytetit të Durrësit. Ai po gjykohet veçmas të pandehurve të tjerë, pasi dosja e tij u veçua si pasojë e vonesës së ekstradimit të tij. Në seancën e djeshme gjyqësore mungonte avokati, Ilia Ilia, i cili kishte sjellë në gjykatë një raport mjekësor në të cilën thuhej se e kishte të pamundur pjesëmarrjen në gjykatë. Në këto kishte, gjykata e shtyu seancën duke pezulluar edhe afatet e paraburgimit.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›