“Nuk shmanga mbështetësit e Topit”
Me kreun e shtetit, Bamir Topi, Kryeministri Sali Berisha ka raporte institucionale dhe ligjore dhe në asnjë rast, gjatë kohës që përgatiti listën e kandidatëve për deputetë, ai nuk synoi shmangien e individëve në PD, thjesht se mbështesin kryetarin e shtetit. Kryeministri Sali Berisha bëri mbrëmë të ditur faktin se në asnjë rast nuk ka menduar shmangien e deputetëve të PD-së thjesht se mund të ishin mbështetës të Presidentit Bamir Topi. Përkundrazi, ai vlerësoi kontributin e atyre që mbetën jashtë listës së deputetëve, duke u ndalur dhe në emra të përveçëm. Berisha iu referua një dreke të mbështetësve të Topit: “Më vjen çudi për atë listë, sepse nuk e kam parë asnjëherë. Njerëzit mund të drekojnë dhe darkojnë dhe unë nuk kam asnjë problem, as të PD-së. Unë mbetem vlerësues për kontributin e gjithsecilit”, - deklaroi z. Berisha.