Numërimi elektronik i votave, shkurtohen mijëra numërues

Tryeza per Reformen Zgjedhore / Foto Shekulli
Ashtu si revolucioni i motorëve me avull i nxori të papunë punëtorët e makinave me dorë, edhe teknologjia dixhitale pritet të nxjerrë jashtë loje ushtrinë militante të komisionerëve të zgjedhjeve. Nga 40 mijë të tillë, numri i tyre pritet të reduktohet dhe të mbetet një shifër më të vogël. PD-PS janë shumë pranë marrëveshjes për kontrollin elektronik dhe numërimin elektronik të votave. Por, kjo do të ndodhë nëse gjërat shkojnë mirë në terren.
Ekspertët e Komisionit të Venecias
Në një kohë kur klasa politike e sheh shpëtimin e zgjedhjeve përmes votimit elektronik, ekspertët e Komisionit të Venecias dhe ata të ODIHR-it shprehen skeptik për aplikimin në zgjedhjet e vitit 2013. Sipas tyre, pavarësisht vullnetit të mirë të palëve, do të duhet më shumë kohë në zbatimin e projektit në zgjedhjet parlamentare. Përfaqësuesit e këtyre dy organizatave deklarojnë se vendimi përfundimtar do i takojë politikanëve shqiptarë, por ata sugjerojnë krijimin e zonave pilot ku të aplikohet për herë të parë kjo zgjidhje dhe nëse do të rezultojë efektive, zbatimi i saj në zgjedhjet e ardhshme vendore. Nuk është e lehtë të thuash nëse realizohen, ajo që mund të japin ne është eksperienca, afati është shumë i shkurtër. gjërat e shpejta, pra me shpejtësi sjellin që shumë gjëra anashkalohen, theksoi Këshilltari i Lartë për TRZ i OSBE/ODIHR, Robert Krimmer.
Të njëjtin qëndrim ndau dhe ekspertja e Komisionit të Venecias e cila i kërkoi grupit të punës për reformën zgjedhore përfundimin e ndryshimeve në një kohë të shkurtër dhe kërkoi përfshirjen e praktikave më të mira ndërkombëtarë në amendimet e Kodit Zgjedhor. Për eksperten e Komisionit të Venecias, Nadja Braun, përfshirja e teknologjisë në procesin e votimit, duhet të paraprihet nga ndryshimet në legjislacionin. Sipas saj, ndryshimet në Kodin Zgjedhor duhet të prekin të gjithë legjislacionin që lidhet me zgjedhjet duke përfshirë edhe ndryshimin e Kodit Penal i cili u miratua vetëm një muaj më parë. Nëse doni të fusni teknologji të reja, mendoj se duhet të ndryshoni aktet ligjore duke marrë parasysh që rishikimi që duhet bërë, është një rishikim që duhet të shohë jo vetëm Kodin Zgjedhor, por edhe lidhjet, siç mund të jetë legjislacioni penal apo legjislacioni për mbrojtjen e të dhënave personale. Duhet ndryshuar i gjithë legjislacioni që duhet përshtatur, deklaroi Braun.
Komisioni i Venecias theksoi se legjislacioni aktual shqiptar nuk e përfshin votimin elektronik dhe se grupi i punës për reformën zgjedhore nëse do të vendosë aplikimin e teknologjisë, do të duhet të përcaktojë rregulla të sakta. Komisioni i Venecias kërkoi më tepër kujdes në përcaktimin e rregullave për të mos ia lënë në dorë kompanisë që do të fitojë tenderin për aplikimin e teknologjisë në zgjedhje. Ekspertët ndërkombëtarë u shprehën se makineritë mund të mos jetë në gjendje ta realizojnë procesin e votimit, dhe në Kodin Zgjedhor duhet të përcaktohet qartë si zgjidhet kjo çështje.
Ata theksuan se grupi i punës duhet ti ketë të qarta të gjitha problematikat e vërejtura gjatë proceseve të shkuara zgjedhore me qëllim adresimin e plotë të tyre dhe shmangien e tyre në zgjedhjet e ardhshme. Aktualisht, PS dhe PD janë shprehur parimisht dakord për përfshirjen e teknologjisë në identifikimin e votuesve dhe për listat e zgjedhësve ku kërkojnë që në krah të emrit të përfshihet edhe numri i identitetit që është specifik për çdo zgjedhës. Por, propozimi i PS-së ende nuk ka marrë pëlqimin e mazhorancës për ta përfshirë në ndryshimet e Kodit.
Propozuesit shprehen se specifikimi i listave do të ndihmonte në kontrollin e saktë dhe do të shmangte dublikimet sepse edhe nëse të gjitha gjeneralitetet do të ishin të njëjta, numri identifikues kurrsesi nuk do të ishte i njëjtë. Opozita ka kërkuar dhe aplikimin e teknologjisë për kontrollin e kartave të identitetit. Pajisjet mendohen të jenë të njëjta me ato që kanë edhe doganat ku realizohet kontrolli I pasaportave dhe i kartave të identitetit. Sipas tyre, përdorimi i teknologjisë do të shmangte votimin me letërnjoftime të falsifikuara dhe do të rriste besimin në procesin e votimit.
Ristani: E pamundur të futet teknologjia për 2013-n
Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Arben Ristani, e shikon të pamundur futjen e teknologjisë së re në procesin e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2013. Në tryezën e djeshme të mbështetur nga OSBE, kreu i institucionit që merret me administrimin e zgjedhjeve në vendin tonë, deklaroi se koha në dispozicion për ngritjen e mekanizmit të punës është tepër e shkurtër, çka e bën sipas tij të pamundur realizimin në të gjithë vendin të numërimit elektronik të votave. Për opinionin tim personal do të ishte më mirë një projekt pilot për ta testuar procesin. Sepse duhet të kemi parasysh, po prapë në fokusin e zgjedhjeve të 2013, praktikisht situata mund të ndodhë në këtë formë.
Edhe sikur të mbarojë e plotë reformave dhe ligji tani shpejt: Dekreti i Presidenti të Republikës për datën e zgjedhjeve do të jetë 9 muaj para zgjedhjeve, pra diku nga shtatori, KQZ do të bëjë përgatitjen e buxhetit për 2013-ën. E gjitha ka burokracinë e vet, lëvrimi i fondeve dhe përgatitja për të përdorur teknologjinë. Në mënyrë masive besoj se do të kërkojë shumë punë, shumë kohë për të arritur që të implementohet e gjitha për zgjedhjet e vitit 2013, theksoi Arben Ristani, kryetar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Sipas Ristanit, më e rëndësishme në një sistem zgjedhor do të ishte vullneti i palëve për të ecur përpara, se sa teknologjia. Rritja e teknologjisë së lartë në zgjedhje, për kreun e KQZ-së nuk do të ishte zgjidhja, pasi më parë duhet rritur besimi te administrata zgjedhore.
A e ndihmon teknologjia që te kemi zgjedhjet e duhura ose jo? Unë praktikisht, ose personalisht mendoj që jo, por gjithsesi duket se trendi është drejt teknologjisë. Kam parë zgjedhjet në Greqi, Angli, Spanjë dhe në Itali nuk e përdorin teknologjinë, sepse praktikisht besojnë te administrimi i zgjedhjeve që ata kryejnë,tha Ristani. Në dy zgjedhjet e fundit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përfshirë monitorimin e fletëve të votimit nëpërmjet kamerave elektronike. Kamerat që u përdorën në tavolinat e grupeve të numërimit, përsëri nuk arritën që të evitojnë akuzat e partive politike për prishje të zgjedhjeve, pasi procesi i numërimit të fletëve iu la në dorë vullnetit të numëruesve të caktuar nga partitë politike.
Arvizu: Kapni afatin, plotësoni boshllëqet ligjore
Shtetet e Bashkuara të Amerikës i bëjnë thirrje dy forcave kryesore që të përfundojnë sa më shpejt reformën zgjedhore për të shkuar drejt zgjedhjeve të ardhshme parlamentare me një Kod të ri. Pas kthimit nga SHBA, ambasadori Aleksandër Arvizu u shpreh se boshllëqet e evidentuara në zgjedhjet e fundit duhet të plotësohen sa më shpejt për rritjen e besimit të qytetarëve. Kodi aktual është bazë e mirë, por ka disa boshllëqe, të cilat duhen realizuar. Duhen respektuar afatet kohore që gjërat të mos lihen për në momentin e fundit. Respektimi i afateve do të bëjë të mundur që të mos i lihen përgjegjësitë palës tjetër dhe të sabotohen zgjedhjet e 2013-ës, theksoi ambasadori Arvizu .
OSBE: Reforma të përfundojë brenda prillit
Kreu i prezencës së OSBE, Eugen Wollfart i kërkoi deputetëve që të përfundojnë Kodin e ri brenda muajit prill që është edhe afati i fundit. “Nevojitet patjetër që të intensifikohet puna, në mënyrë që komisioni të mund të ecë përpara me hapa më të shpejtë. Duhen bërë të gjitha përpjekjet që të shf