E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shijak, digjet me benzinë zyra elektorale e PS-së

Autori i Lajmit: red
Persona të paidentifikuar kanë larë në benzinë zyrën elektorale të Partisë Socialiste në Shijak dhe më pas i kanë vënë flakën. Zjarri ka përfshirë dhe tre flamujt që gjendeshin në pjesën e jashtme të ndërtesës. Nga zjarri vetëm sa është nxirë qepeni i zyrës dhe nuk është shënuar asnjë dëm tjetër. Gjithçka ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të djeshëm kur është dhunuar zyra elektorale e partisë Socialiste në vendin e quajtur 4 Rrugët, Shijak. Policia ka shuar në vendin e ngjarjes dhe ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale një shishe, e cila ka qenë e mbushur me benzin dhe një çakmak me të cilin të dyshuarit i kanë vënë flakën ndërtesës. Mjetet e sekuestuara janë dërguar për ekspertizë nga ku pritet të indetifikohen dhe aturorët që i vunë zjarrin zyrës elektorale të Partisë Socialiste.
Ngjarja
Rreth orës 2.00 të mëngjesit të djeshëm persona ende të paidentifikuar kanë hedhur benzinë dhe më pas i kanë vënë flakën duke djegur flamujt elektoralë të Partisë Socialiste, të cilët ishin përdorur pak orë më parë në mitingun që u organizua në qytetin e Durrësit. Pak orë më vonë pas ngjarjes policia nisi hetimet duke marrë shenjat që autorët ende të paidentifikuar kanë lënë në vendin e ngjarjes. Konstatimi i saj është bërë rreth orës 08.30 minuta nga punonjësit partiak, të cilët kanë parë flamujt e djegur si dhe derën kryesore të dhunuar me mjete te forta, ndërsa në ambjentet e saj të brendshme nuk është grabitur asgjë. Në vendngjarje kanë mbërritur kandidati për deputet që kryeson listën për qarkun e Durrësit Blendi Klosi dhe kryetari i PS-së në Shijak Indrit Buka. Klosi e ka cilësuar ngjarjen të rëndë, ndërsa ka pohuar se gjithcka ishte e paralajmëruar, pasi edhe më parë ka pasur kërcënime në zyrat elektorale të PS-së.
Versioni i PS-së
Përfaqësuresit e partisë socialistet dhanë versionin e tyre për këtë ngjarje. “Ajo që ka ndodhur në Xhafëzotaj është në vazhdën e shumë kërcenimeve që po vijnë nga përfaqesues të lartë të PD-së. Ky është presion i drejtpërdrejt dhe qëllimi i Berishës për ta kthyer 92-96 duket se ka nisur”, u shpreh Blendi Klosi, kandidat i Partisë Socialiste në Durrës. Vetem pak ditë më parë ishte një tjetër zyrë elektorale e socialisteve e cila është sulmuar. Ngjarja e parë ndodhi në kryeqytet në rrugën "Don Bosko
Hetimet
Nga ana e grupit hetimor janë mbledhur të gjithë provat e mundshme materile të gjetura në vendngjarje, të cilat do të ndihmojnë grupin hetimor për indetifikimin e autorëve. Ndërkaq versioni për grabitje është hedhur poshte edhe nga policia, e cila tashme ka nisur hetimet per kete ngjarje. Ku gjithcka kalon pertej nje incidenti, duke marre ngjyrime te theksuara politike.

Ky lajm është publikuar: 03/06/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›