E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama me Jones: Të shqetësuar për infrastrukturën zgjedhore

Çështja e zgjedhjeve të 28 qershorit ishte dje në fokusin e takimit mes kreut socialist, Edi Rama, zëvendësndihmës sekretarit të Shtetit, Stuart Jones dhe ambasadorit të SHBA-së në Tiranë, John Ëithers II. Rama u ndal gjatë në shqetësimet për infrastrukturën zgjedhore dhe pajisjen e votuesve me kartat e identitetit, gjë e cila mund të cenojë kredibilitetin e zgjedhjeve. Ai shprehu angazhimin serioz të PSSH-së për të inkurajuar qytetarët që të aplikojnë për kartat e identitetit, me gjithë vonesat e krijuara edhe në zbatim të vendimit të

qeverisë pas arritjes së kompromisit. Nga ana e tij, Jones shprehu edhe një herë domosdoshmërinë që Shqipëria të organizojë zgjedhje të lira dhe të ndershme konform standardeve ndërkombëtare demokratike, si një vend i NATO-s. Ai u ndal në zhvillimet rajonale, duke vlerësuar rolin e Shqipërisë në dhe rëndësinë që ka për rajonin vazhdimi i procesit të zgjerimit të NATO-s përmes Adriatik 5.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›