PS: Paketa e kushteve për kandidatët
Në prag të zgjedhjeve të 28 qershorit, kreu socialist, Edi Rama, kërkoi solidaritetin e të gjitha strukturave të partisë për të të arritur misionin e fitores së zgjedhjeve. Rama tha se anëtarët e Kryesisë, deputetët, anëtarët e Asamblesë Kombëtare dhe e gjithë anëtarësia duhet të angazhohen për qëllimin e përbashkët, ndryshimin e rrjedhës së historisë përmes fitores së zgjedhjeve. Mbledhja shënoi fillimin e përgatitjeve zyrtare të PS-së për listat e kandidatëve, programin qeverisës dhe aleancat me partitë e tjera. Takimi nisi me një minutë heshtje në nderim të deputetit të vrarë socialist, Fatmir Xhindi. Ajo vazhdoi me mesazhin e Ramës, raportimin për programin qeverisës, mandatimin e kryetarit të PS-së për të nënshkruar aleancat dhe miratimin e kritereve të përcaktimit të kandidatëve. Në fjalën e mbajtur para anëtarëve të AK-së, Rama foli për angazhimin e PS-së për një fushatë model, për standardet e zgjedhjeve, për kartat e identitetit dhe punën e gjithë përfaqësuesve të partisë për të mundësuar që në ditët në vijim e deri më 28 qershor të përçohet mesazhi i drejtë dhe i qartë i PS-së për vizionin e qeverisjes së re të vendit. "Dua të theksoj edhe domosdoshmërinë e një solidariteti të jashtëzakonshëm në këtë fazë të fundit të përpjekjes sonë, një solidariteti që duhet të karakterizojë të gjithë përpjekjen tonë të përbashkët, të një solidariteti që duhet të jetë mishërimi i vetëdijes sonë, se jemi këtu për të përfaqësuar njerëzit, se jemi këtu për të zgjidhur problemet e tyre, se jemi këtu për të adresuar ëndrrat dhe shpresat e tyre", deklaroi Edi Rama.
Mesazhi i solidaritetit ishte i qartë edhe për pjesën tjetër të punës përgatitore, atë të përcaktimit të kandidaturave.
"Ky solidaritet duhet të përshkojë të gjithë pjesën e mbetur të procesit për përcaktimin e skuadrave përfaqësuese të Partisë Socialiste në të gjithë qarqet e vendit", theksoi kryetari socialist. Duke u ndalur te çështja e kartave të identitetit, Rama nënvizoi se vendi është dëshmitar i zgjedhjeve që nuk kanë plotësuar standardet e duhura dhe se është momenti për një angazhim të tillë. Çështja e kartave të identitetit, sipas tij, është një vështirësi e akumuluar nga qeveria "Berisha" për shkak se ajo hyri në procesin e jetësimit të reformës zgjedhore dhe të Kodit të ri Elektoral pa asnjë plan. "Çka përbën nga ana tjetër një objektiv të patjetërsueshëm për të gjithë ne, që të bëjmë çfarë është e mundur, që të garantojmë të drejtën e votimit për çdo qytetar", vazhdoi ai. Rama bëri thirrje që qytetarët shqiptarë që nuk kanë pasaportë të aplikojnë sa më parë për kartë identiteti, duke premtuar se do të kompensojë taksën e votës kur PS të krijojë qeverinë e saj. Në përfundim, ai bëri thirrje që ditët në vijim të përdoren në maksimum nga strukturat e PS për të bërë dallimin mes politikës së re dhe asaj çfarë përfaqëson politika e vjetër.
Kriteri i PS: Rama ka në dorë
rikandidimin e deputetëve
Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste i hapi rrugën dje përcaktimit zyrtar të kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e qershorit, shoqëruar me kriteret që duhet të përmbushë kushdo që dëshiron të kandidojë. Nga sot deri në 14 maj do të zhvillohet procesi i konsultimit me strukturat e partisë, bordet e qytetarëve, shoqërinë civile dhe kryetarin e partisë për të përcaktuar kandidatët e mundshëm. Gjithçka përfundon me mbledhjen e Kryesisë së PS-së, e cila do të bëjë vlerësimin e kandidaturave të paraqitura nga kryetari për çdo qark mbështetur në plotësimin e kritereve të miratuara po dje.
Sa i përket kritereve, PS është e hapur të pranojë si kandidat çdo anëtar të partisë, përkrahës të saj, apo pjesëtar të shoqërisë civile, shoqëruar këto me një sërë elementesh të tjerë si integriteti moral, politik, angazhimi, përvoja, të dhënat profesionale, CV, aftësia e komunikimit etj. Procesi i përcaktimit ecën paralelisht me atë të kritereve. Çdo kandidat që propozohet duhet domosdoshmërisht të përmbushë kriteret e përcaktuara. Pastaj është kryetari i Partisë Socialiste dhe më tej Kryesia ajo që jep vendimin përfundimtar.
Faza e parë e procesit konsultues për përcaktimin e kandidatëve që vijnë nga anëtarësia lidhet me takime dhe konsultime ku marrin pjesë delegatët e Kongresit, anëtarët e AK-së në rrethin përkatës nën drejtimin e anëtarit të Kryesisë së PS për qarkun përkatës. Në këtë fazë thuhet qartë se si rregull nuk mund të jenë kandidatë për deputetë kryetarët e njësive të qeverisjes vendore që përfaqësojnë PS-në.
Po këtu thuhet qartë se strukturat e partisë nuk mund të propozojnë si kandidatë të listës së kandidatëve, deputetët aktualë të grupit parlamentar socialist. Pas konsultimeve që zhvillohen në bazë, nga data 9 deri më 14 maj, kryetari i PS-së duhet të finalizojë konsultimet me drejtues të strukturave të partisë dhe shoqërisë civile. Faza e dytë lidhet me kandidatët që duhet të vijnë nga shoqëria civile. I takon kryetarit të PS dhe anëtarit të kryesisë për qarkun që të tërheqë kandidaturat nga Bordet e Dialogut Qytetar, shoqata, grupe interesi etj. Në fazën e tretë, anëtari i Kryesisë ia paraqet këtë listë kryetarit. Faza e katërt dhe e fundit lidhet me vlerësimin e Kryesisë së PS për listën e paraqitur nga kreu i partisë dhe miratimin e saj. Sa i përket kritereve, kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e përcaktuara në Kushtetutë dhe në Kodin Zgjedhor.
Tjetër kriter është të kenë cilësi qytetare dhe aftësi profesionale, integritet moral, kurajë civile për të luftuar shkeljet e ligjit, kontribut dhe angazhim politik, të gëzojnë respektin e komunitetit si dhe të kenë aftësi komunikimi me zgjedhësit. Sa i përket parimeve ku do të bazohet e gjithë procedura e përzgjedhjes së kandidaturave thuhet se kandidatët e propozuar duhet të jenë nga anëtarësia e PS, përkrahës të partisë dhe shoqërisë civile, dhe duhettë zbatohet statuti, të merret mendimi i shoqërisë civile. Në këtë pjesë përcaktohet çështja e rikonfigurimit të grupit parlamentar socialist përmes rikandidimit dhe kandidimit të figurave të reja. Për të ndihmuar gjithë procesin, disa prej anëtarëve të Asamblesë u ngarkuan në ndihmë të anëtarëve të Kryesisë që përgjigjen për procesin zgjedhor në 12 qarqet e vendit.