E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier, votimi përsëritet në komunën Rushdije

30/06/2009  Proces i ngadaltë, por i qetë

FIER- Me mbarimin e procesit të votimeve në orën 19 të ditës së djeshme dhe sjelljes së kutive të votimit në KZAZ ka nisur procesi i numërimit të votave, proces i cili ka vazhduar gjatë gjithë ditë së djeshme dhe mendohet të përfundojë vetëm ditën e nesërme, veç rrethit të Mallakastrës. Në Fier, një qark që nxjerr një numër të madh deputetesh, procesi i numërimit të votave është duke ecur me ritme tepër të ngadalta. Por ndryshe nga rrethet e tjerë, nuk janë paraqitur probleme të dukshme. Numëruesit e votave thonë se ende ka mbetur shumë punë për t’u bërë dhe është e vështirë të thuhet se procesi do të mbyllet brenda ditës së sotme. Në KZAZ-në numër 18 në qytetin e Fierit numërimi i votave po zhvillohet me ritme të ngadalta, për shkak të një pauze të marrë nga komisionerët në kohën e drekës. Gjithçka po ecën normalisht, përveç faktit që në komunën Ruzhdije do të përsëritet procesi i votimit. Për këtë anëtarët e KZAZ-të me nr. 20 që përfshin këtë komunë janë në pritje të një urdhri zyrtar nga KQZ. Votimet në komunën Ruzhdije janë ndërprerë ditën e djeshme për shkak të zënies mes komisionerëve të PS dhe PD, pasi komisionerët e PS janë larguar nga 4 QV e kësaj komune së bashku me vulat në shenjë proteste të pretendimit të hedhjes së rreth 100 fletëve të votimit pro nga ana e simpatizantëve të PD dhe futjes së personave të paautorizuar me armë. Edhe në rrethin e Lushnjës procesi i numërimit të votave vazhdon normalisht. Veç një ndërprerje për shkaqe njerëzore të disa anëtarëve të komisionit rreth orës 12-15 vazhdon i qetë, ndonëse me ritme të ngadalta procesi i numërimit të votave.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›