Policia: Procesi i numërimit po shkon normalisht
30/06/2009 Angazhim i forcave blu
TIRANE- Si gjithë kohës kur është zhvilluar procesi i votimit, ashtu edhe gjatë periudhës kur KQZ-ja ka filluar numërimin e kutive të votimit, nuk është shënuar asnjë incident brenda ambienteve të 66 qendrave të numërimit që ndodhen në të gjithë territorin shqiptar. Të paktën kështu ka njoftuar policia e shtetit, e cila shpjegon se për garantimin e zgjedhjeve të qeta e të ndershme ka angazhuar në teren rreth 5700 forca policie, të cilat janë trajnuar për t’i bërë ballë situatës zgjedhore. Për më shumë se 24 orë, nuk është shënuar asnjë incident. Nisur nga kjo situatë mjaft e qetë që ka përfshirë vendin, policia nuk ka ndërhyrë në asnjë rast për të vënë rendin dhe qetësinë në ambientet qendrave të numërimit të votave. Mund të thuhet se kjo është hera e parë që forcat e policisë kanë luajtur një rol të pazëvendësueshëm në arritjen e standardeve të policisë. Puna e tyre në këto zgjedhje të përgjithshme është vlerësuar edhe nga përfaqësuesit ndërkombëtarë, të cilët kanë deklaruar se policia e shtetit ka kryer një mision tepër transparent. Krahas dispozitave të parashikuara në ligjin “Për Policinë e Shtetit” edhe KQZ si institucioni që administron procesin elektoral, policia ka miratuar udhëzime të posaçme ku parashikohen detyrat e strukturave policore dhe forcave të ushtrisë gjatë periudhës zgjedhore. Udhëzimet e komisionit elektoral përcaktojnë që rendi dhe siguria gjatë zgjedhjeve të ruhet nga policia e shtetit. Kjo e fundit bashkëpunon ngushtësisht me KQZ-në lidhur me përmbushjen e detyrave gjatë procesit, si ruajtja e selive të KZAZ-ve nga momenti kur në to mbërrijnë materialet e votimit e deri në datën e zgjedhjeve. Ndërkohë që prej datës 25 qershor e deri pas mbarimit të procesit zgjedhor, gjithë strukturat e policisë kanë qëndruar gatishmëri për parandalimin e çdo ngjarjeje kriminale, për të pasur një proces zgjedhor të qetë dhe pa incidente. Gjendja aktive e gatishmërisë nuk është aplikuar vetëm në Tiranë, por në të gjitha strukturat e saj vendore. Në këto zgjedhje punonjësit e policisë kanë luajtur një rol të pazëvendësueshëm, pasi ata kanë qenë transportuesit e kutive të votimit si dhe në ruajtjen votave gjatë këtij procesi. Gjatë këtyre 24 orëve nuk është shënuar asnjë ndërhyrje e policisë së shtetit, çka do të thotë se aktualisht procesi zgjedhor vazhdon të zhvillohet me ritme të qeta, ku në ditët në vazhdim pritet që të dalë edhe rezultati përfundimtar i tyre.