Nuri Seferi vjen me pranga në duar nga Londra, i dënuar për vrasje
Në Shqipëri
Zyra Kombëtare e Interpol Tiranës ka kryer dje në orët e para të mëngjesit ekstradimin e dytë të një shtetasi shqiptar nga Mbretëria e Bashkuar. Nuri Seferi, një 51-vjeçar nga Kavaja që prej vitesh jetonte në Londër, është riatdhesuar nën pranga, i shoqëruar nga specialistë të antikrimit të Interpolit britanik që ia dorëzuan autoriteteve shqiptare, në aeroportin e Rinasit. Sipas të dhënave të policisë rreth këtij ekstradimi, Nuri Seferi është dënuar më 8 janar 1993 nga Gjykata e Rrethit Kavajë me 18 vjet burg, për kryerjen e veprës penale të “vrasjes me dashje për motive të dobëta e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga nenet 84, 13 dhe 118 të Kodit Penal të vjetër. Ngjarja për të cilën ishte dënuar Seferi, ka ndodhur më 2 tetor 1991, kur ai ka vrarë me thikë shtetasin Hakik Xeka, në fshatin Luz i Vogël të Kavajës. Krimin Nuri Seferi e ka kryer në bashkëpunim me vëllezërit e tij, Fetah dhe Fatmir Seferi. Ndërkohë që pas ngjarjes, i dyshuari u arrestua dhe iu komunikua në gjendje paraburgimi dënimi i marrë. Nuriu nisi të vuajë dënimin në burg, por më 13 mars 1997 kur autoritetet e atëhershme shtetërore lejuan hapjen e burgjeve, ai nuk u kthye më duke u arratisur në Angli. Para disa muajsh, Nuri Seferi është arrestuar në shtetin britanik dhe sot, pas kërkesës së Interpolit shqiptar, iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve për të vijuar vuajtjen e dënimit në Shqipëri.