Një familje maqedonase me shtetësi amerikane plaçkitet në hotelin “Edart”
Grabitja
Një familje maqedonase me kombësi shqiptare e cila prej kohësh jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku edhe kanë marrë nënshtetësinë e atjeshme, është përballur me plaçkitje, ndërsa pushonte në një hotel në plazhin e Durrësit. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në lagjen nr. 13 në plazhin e qytetit bregdetar, tek sektori “Teuta”, kur L. XH., 52 vjeç, lindur në Dibër të Madhe, Maqedoni dhe banues në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, së bashku me familjen e tij, po qëndronte prej disa ditësh në njërën nga dhomat e katit të pestë të hotelit “Edart” tek “Teuta”. Sipas të dhënave të policisë lokale për këtë ngjarje, mësohet se L. XH. ka pikasur se në dhomë, ndërsa familja kishte dalë për të ngrënë darkë, nuk gjendeshin më paratë që kishin me vete. Kryefamiljari u paraqit tek administrata e hotelit “Edart” dhe njoftoi se shuma prej nëntë mijë dollarësh amerikanë nuk gjendej më në dhomë. Duke mos arritur të zgjidhë asgjë në hotel, kryefamiljari lajmëroi Policinë e Durrësit. Kjo e fundit tha se nisi menjëherë hetimet. Ndërkohë që mëngjesin e djeshëm, struktura për hetimin e krimeve ndaj pronës arriti në përfundimin se plaçkitja e dhomës së familjes turiste është kryer nga 11-vjeçari Markeljan C., lindur në Rrëshen e banues në Allias të Tiranës. Ky djalë i vogël është i njohur shumë për Policinë e Tiranës, pasi i janë provuar më se 40 vjedhje të realizuara në shtëpi, biznese private dhe institucione të tjera.