Shkodër, vritet me pistoletë në treg Hysni Shpuza
Atentati
Një 44-vjeçar humbi jetën dje pak orë pasi u qëllua me gjashtë plumba arme zjarri, në një atentat që ishte i dyti për viktimën në dy vitet e fundit. Viktima, Hysni Shpuza, lindur e banues në Shtoj të Shkodrës, është qëlluar me armë zjarri teksa bënte pazarin në këtë qytet. Lajmi është konfirmuar nga burime të policisë lokale, sipas të cilave, rreth orës 10:00 të paradites, ishte duke përshkuar brendësinë e tregut të “Dobraçit” në hyrje të qytetit, për të bërë blerjet familjare të fundjavës. Por, në momentin që ka dalë nga një dyqan me trasta në dorë, Shpuza është përballur me dy persona, dyshohet të jenë dy djem të rinj, një prej të cilëve ka hapur zjarr me pistoletë, duke i zbrazur tërë plumbat që kishte. 44-vjeçari, viktima, është dergjur përdhe ndërsa tregtarët dhe klientët janë lemerisur nga skena që kanë parë. Në lidhje me ngjarjen, policia tha se shoqëroi shumë persona që i përkasin familjes Dhampiraj dhe fisit të tyre. Dyshimet më të forta janë për të riun Bledar Dhampiraj, që po hetohet si autor i mundshëm i ekzekutimit. Dyshimet e hetuesve lidhen me hakmarrje të mundshme. Fiset Shpuza dhe Dhampiraj, prej disa vitesh janë në konflikt mes tyre, për shkak të një lidhjeje sentimentale. Bëhet fjalë për lidhjen dashurore mes një vajze vetëm 15 vjeçe nga familja Shpuza me një djalë 25-vjeçar të fisit Dhampiraj. Në familjen Shpuza kishte kundërshti për këtë lidhje dhe kjo ka sjellë si rrjedhojë një varg incidentesh deri te ai i sotmi që i mori jetën Hysniut 44-vjeçar. Edhe në vitin 2006, në muajin prill, Hysni Shpuza i ishte nënshtruar një tjetër atentati, atëherë, në banesën e tij, teksa kthehej nga xhiroja dhe ndodhej tek porta. Në atë atentat, Shpuza arriti të mbijetonte.