Nxënësit ankohen që mësueset flasin në dialekt
Dialektin nuk e përdorim vetëm në jetën e përditshme apo kur komunikojmë me mesazhe në celular, e-mail, por edhe në ambiente zyrtare.
Shpeshherë dialektin nuk e lëmë në shtëpi, por e marrim me vete edhe në vende kur duhet të ligjërojmë gjuhën standarde e të artikulojmë vetëm në bazë të normave që njeh vetëm komunikimi zyrtar.
Flasim gegërisht, toskërisht, me dialektin e fushës së Myzeqesë, apo të çdo zone tjetër ku jemi lindur e rritur, ku kemi kaluar kohën e formimit gjuhësor. Sipas gjuhëtarëve, deri kur nuk cenojmë normat standarde të gjuhës zyrtare në shkresat institucionale apo ligjërime, në punë e kudo ku është e nevojshme, paraqitet asnjë problem, por nëse dialekti përdoret edhe në këto raste, atëherë rrezikojmë të dëmtojmë gjuhën apo edhe më gjerë.
Nxënësit e shkollave 9-vjeçare nuk kanë probleme me mësuesit, as me mënyrën e komunikimit mes tyre. Problemet dhe tendenca për të kundërshtuar lind në kohën e gjimnazit atëherë kur adoleshentët e kanë konfliktin tipar dallues.
Por ajo që vihet re në shkollat 9-vjeçare është ankesa e nxënësve për përdorimin e dialektit në orën e mësimit nga mësueset.
Dialekti në shkollë
Nxënësit e shkollave 9-vjeçare ankohen që disa nga mësueset nuk flasin gjuhë zyrtare, por në dialekt dhe ndonjëherë togfjalëshat e tyre janë të pakuptueshme për klasën. "Në shkollat 9-vjeçare nuk ka probleme në marrëdhënien mësues-nxënës, kjo është më e pranishme në shkollat e mesme, në gjimnaze, por e vetmja ankesë që mund të kenë pasur nxënësit në shkollë është dialekti i përdorur nga mësues të caktuar", sqaroi Muhamet Mesi, drejtori i shkollës 9-vjeçare "1 Maji" në Tiranë. Sipas drejtorit Mesi, ka pasur ankesa për ato mësuese që nuk flasin në gjuhë zyrtare, por përdorin dialektin dhe nisur nga kjo, çështje të tilla janë ngritur shpesh në diskutim në nivel specialistësh.
Nga ana tjetër, Drejtoria Arsimore, nisur prej këtyre diskutimeve të argumentuara nga mësues, nxënës, por edhe specialistë të gjuhës ka vendosur një urdhër të prerë, të paktën në shkollat 9-vjeçare asnjë mësues i gjuhës dhe letërsisë të mos flasë në dialekt, pjesa tjetër edhe mund të ketë "tolerime".
"Ka shumë diskutime lidhur me këtë çështje dhe specialistët thonë se çdokush ndihet më rehat kur vesh rrobat e shtëpisë. Jemi hasur me të tilla ankesa dhe mund të them se ka mësues që flasin në dialekt, e megjithatë udhëzimi është i qartë, asnjë nga mësuesit e gjuhës shqipe dhe letërsisë të mos flasë në dialekt", tha drejtoresha e Drejtorisë Arsimore, Arjana Bekteshi. Sipas saj, komunikimi në shkolla kërkon ligjërim në gjuhën standarde zyrtare.
Nxënësit
Sipas mësuesve, jo vetëm në shkollat e periferisë, por në çdo shkollë, tashmë nxënësit vijnë nga familje të ardhura prej gjithë Shqipërisë. Brenda klasës ka fëmijë me origjinën e prindërve nga e gjithë Shqipëria. Nisur nga kjo, specialistët mbrojnë tezën se të gjithë duhet të flasim gjuhën standarde për një komunikim të saktë, por edhe për të ruajtur gjuhën dhe për të mos e shkatërruar atë jo vetëm nga dialekti, por edhe zhargoni apo fjalët e huaja, që sa vijnë e më shumë po i shtohen fjalorit të nxënësve, kryesisht atyre mbi 13 vjeç. "Ndonjëherë nuk e kuptoj mësuesen time të kimisë, sepse ajo flet kuksiançe, këtë ia kam thënë edhe mamit", thotë një nga nxënësit e shkollës 9-vjeçare.
Kur ai dhe shokët e tij mbeten të paqartë për sa i takon ligjërimit në dialekt, sigurisht nuk kanë droje për ta pyetur mësuesen nëse mund ta shpjegojë edhe një herë çështjen nga e para.