E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nxënësit e 17 shkollave, në rolin e diplomatëve

Tiranë Zhvillohet konferenca vjetore “Modeli i Kombeve të Bashkuara për të rinj”

Nxënës nga 17 shkolla të mesme prej të gjithë vendit marrin pjesë në konferencën vjetore “Modeli i Kombeve të Bashkuara për të rinj”, që po zhvillohet gjatë këtyre dy ditëve në Tiranë. Këta nxënës u përzgjodhën nga të gjitha zonat gjeografike shqiptare dhe 75% e pjesëmarrësve janë vajza, duke nxitur në këtë mënyrë edhe aktivizimin e tyre. Gjatë konferencës, skuadra e “Modelit të Kombeve të Bashkuara” (KB) ka marrë pjesë në simulime të Këshillit të Sigurimit, të Asamblesë së Përgjithshme dhe të Këshillit Ekonomik-Social. Delegatët kanë pretenduar si të vërtetë rolin e përfaqësuesit diplomatik dhe janë përballur me detyra sfiduese dhe tërheqëse, mbi çështje nga axhenda e gjerë e KB-së.

Pjesëmarrja në Modelin e KB-së do t’u japë nxënësve mundësinë të thellojnë njohuritë mbi marrëdhëniet ndërkombëtare, duke forcuar në të njëjtën kohë edhe aftësitë e tyre udhëheqëse, negociuese, menaxhim konflikti, të folurën në publik dhe aftësitë hulumtuese. Programi i Modelit të KB-së inkurajon në të njëjtën kohë të rinjtë të marrin një rol aktiv në çështje ndërkombëtare, duke promovuar edhe të drejtat dhe aspiratat e tyre për një partneritet global më të mirë. Pjesëmarrja më e madhe e të rinjve në vendimmarrje është një pjesë integrale e arritjes së paqes dhe zhvillimit të qëndrueshëm në botë. Konferenca e “Modelit të Kombeve të Bashkuara në Shqipëri është një bashkëpunim midis Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, ambasadës amerikane, Korpusit të Paqes së SHBA-së dhe sistemit të KB-së në Shqipëri. Modeli i KB-së ka si qëllim ndërgjegjësimin dhe ngritjen e interesit të nxënësve dhe mësuesve të shkollave të mesme mbi marrëdhëniet ndërkombëtare dhe çështjet me interes global. Nëpërmjet Modelit të KB-së, nxënësit informohen edhe mbi punën dhe rolin e KB-së në promovimin e bashkëpunimit ndërkombëtar. Nxënësit, gjithashtu, kanë mundësi të krijojnë rrjete bashkëpunimi dhe shkëmbimi eksperience me rajone të ndryshme të vendit.

#

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›