E Shtunë, 31 Tetor 2026

Taçi-Baze, shtyhet procesi gjyqësor

Gjykata

është shtyrë sërish seanca e radhës ndaj Rezart Taçit me kërkesë të avokatëve mbrojtës, Maksim Haxhia, dhe Arben Prifti. Sipas pretendimit të tyre, ata duhen të njihen më mirë me provat e paraqitura nga prokuroria për t’i dhënë drejtim vazhdimit të procesit. “Ne duhet të njihemi më mirë me provat dhe faktet që ka paraqitur prokuroria, për t’u konsultuar me klientët tanë nëse do të vazhdojmë një gjykim normal apo të shkurtuar”, deklaroi avokati Arben Prifti. Kërkesën e palës mbrojtëse e pranoi dhe organi akuzës, i cili u shpreh se është normale që avokatët të njihen me mirë me provat edhe pse e kanë pasur mundësinë që të njihen me to disa kohë përpara. Gjykata vendosi ta pranojë kërkesën e avokatëve duke u dhënë atyre mundësinë që të njihen më mirë me provat dhe të përgatisin mbrojtjen. Biznesmeni akuzohet se ka dhunuar për shkak të detyrës gazetarin Mero Baze në ambientet e një lokali në zonën e ish-bllokut.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›