Nxënësit, frikë dhe
01/12/2004 Një orë mësimi mbi sëmundjen e shekullit në shkollën e mesme “Partizani”
Nxënësit, frikë dhe
pyetje për HIV/SIDA-n
Denisa Xhoga
Kureshtja dhe pyetjet e çuditshme, të thëna gjithë seriozitet, nuk kanë munguar në takimin e djeshëm të gjimnazistëve të shkollës së mesme “Partizani” dhe specialistes së “Aksion+”.
Fillimisht, specialistja e “Aksion+”, Zamira Shkurti, dha disa të dhëna mbi virusin e përhapur në botë, informacione mbi sëmundjen dhe më pas nisën pyetjet. “Po kur lindin dy fëmijë binjak, të dy janë me SIDA”, pyeti një nxënës i vitit të parë. “Edhe kur janë binjak, mundësia për t’u prekur nga HIV/SIDA është e njëjtë. Kur nëna është e prekur nga virusi dhe diagnostifikohet në kohë, asaj i këshillohet që ta heq fëmijën, nëse nuk pranon, ajo kurohet me retro-viral, barnat që risin imunitetin, por, sidoqoftë, mundësia ulet vetëm 2 për qind. Ndërkohë, risku për t’u infektuar fëmija nga nëna është 50 për qind. Bebja e merr virusin nga nëna, ndërsa është duke lindur, nga lëngjet e nënës, që hyjnë në trupin e fëmijës, nëse fëmija dëmtohet ndërsa del, e merr virusin nga gjaku i nënës dhe mundësia e tretë është e infektimit nga qumështi i gjirit, që është i ngarkuar me viruse HIV. Kështu që këshillohet që fëmija të mos lind natyrshëm, por me operacion çezarjan, që mundësitë e prekjes të minimizohen dhe të mos ushqehet me qumësht gjiri. Ndërkohë edhe kur preket, ndërsa është foshnje, fëmija ka një mundësi shpëtimi. Duke qenë se sistemi imunitar është shumë i fortë në këtë moshë, ai mund ta mposhtë vet këtë virus, dhe të shërohet”, shpjegoi Shkurti. Ajo u shpjegoi nxënësëve që kur një person merr vesh se është i prekur ai bëhet depresiv, për këtë arsye shoqëria nuk duhet ta stigmatizoj. Këta persona në këto momente duhet të mbahen sa më afër, pasi në të kundërt do të bëhen agresivë dhe do të tentojnë që të infektojë persona të tjerë. Ndërkohë, një nxënës pyet specialisten e “Aksion Plus” se këta persona do të bien në depresion, përse të mos izolohen, në mënyrë që të mos sëmurin dhe të tjerët. “Nuk mund të izolohen 39 milionë njerëz në botë. Do të rikthenim karantinat e Hitlerit, kjo është shkelje e të drejtave të njeriut dhe ata do të bëheshin edhe më tepër agresivë”, shpjegoi specialistja. Megjithëse këtyre nxënësëve dhe shumë të tjerëve u janë shpjeguar qindra herë mënyrat e infektimit nga virusi HIV, përsëri pyetja e tyre është e njëjtë: Cilat janë mënyrat e marrjes së virist HIV. “Ju thatë që një sasi e konsiderueshme virusesh HIV gjendet në të gjitha lëngjet e trupit. A merret nga pështyma”, pyet një vajzë. Shkurti shpjegoi se pështyma sidoqoftë nuk përmban një numër të konsiderueshëm të këtyre trupave, kështu që kjo mundësi praktikisht është e përjashtuar. “Por, kur putheni, kini kujdes se mos personi ka ndonjë të çarë në mishrat e dhëmbëve, ndonjë plagë”, shpjegoi ajo. “Por, kur lozim futboll me një person me HIV dhe ai çahet i del gjakë, ç’duhet të bëjmë, pyet një tjetër. “Sigurisht duhet të bëni kujdes për veten, gjaku i tij nuk duhet të depërtoj në trupin tuaj”, tha Shkurti. Pyetjet e tyre nuk kanë të sosur, por zilja ra dhe fillonte një orë tjetër mësimi, nxënësit e ardhur nga viti i parë, i dytë dhe i tretë u shpërndanë në klasat e tyre. Kjo bisedë e shoqëruar dhe me ekspozitë pikture dhe konkurse u zhvillua dhe në gjimnaze të tjera si ”Petro Nini”, “Qemal Stafa”, “Asim Vokshi” dhe “Çajupi”.
Psikologu në shkolla
Po mbushet gati një vit që “Aksion+” dhe Shoqata e Studiuesve të rinj të Shkencave Sociale kanë nisur një projekt mbi përmirësimin e shërbimeve për të rinjtë në shkollat e mesme, në lidhje me HIV/AIDS, shëndetin riprodhues, edukatën seksuale, drogën etj., Ky projekt do të zgjasë deri në vitin 2007, financohet nga ICCO e Holandës. Në gjimnazin “Partizani” janë një punonjës social dhe një psikolog, Alban Kano dhe Afërdita Curri, të cilët zhvillojnë biseda të ndryshme me nxënësit e kësaj shkolle.
Në rritje numri i femrave të prekura, 141 të identifikuar, 20 këtë vit
Brenda vitit, 12 mijë
vetë bëjnë testin
Shqiptarët nuk janë shumë indiferent dhe “trima” ndaj sëmundjes së shekullit, HIV/SIDA. Nga fillimi i vitit, 12 mijë vetë kanë jetuar qoftë dhe disa çaste me shqetësimin se mos janë infektuar nga virusi HIV dhe kanë shkuar të bëjnë analizat vullnetarisht, por nga ata vetëm 20 vetë kanë rezultuar serio-pozitiv. “Kanë ardhur që të bëjnë testin brenda vitit 12 mijë vetë”, pohoi dje drejtoresha e Instituti të Shëndetiti Publik, Silva Bino.
Vitin e kaluar në këtë ditë kanë qenë të prekur 116 vetë, ndërsa deri dje, pas një viti, numëroheshin 141 veta si të identifikuar me HIV/AIDS, prej të cilëve 39 persona kanë vdekur, 42 prej tyre kanë zhvilluar sëmundjen AIDS. Prej gjithë të identifikuarëve, 38 vetë janë femra, ose 30 për qind e të prekurve. Deri tani në vendin tonë nga gra të infektuara kanë lindur 6 fëmijë me HIV, prej të cilëve 1 ka vdekur, ndërsa një tjetër është ende i shtruar në spital, në pediatrinë e QSUT-së. Këto të dhëna u publikuan dje në konferencën për shtyp të mbajtur me këtë rast në Ministrinë e Shëndetësisë. Sipas Binos, janë 36 pika në vend ku mund të bëhet testimi për sëmundjen e shekullit, përveçse tri qendrave që janë në Tiranë, një në Qendrën Spitalore, në Bankën e Gjakut dhe në Institutin e Shëndetit Publik. Rritja e numrit të femrave të prekura dhe rastet e fëmijëve të lindur nga këto nëna, bënë që të shihet mundësia dhe për hapjen e një pike testimi të posaçme për gratë. Kështu, pritet që të hapet edhe një tjetër pikë diagnostifikimi në Maternitetin e Vjetër, ose numër 1 të Tiranës. Ndërkohë vazhdon të predominojë rruga seksuale e transmetimit të infeksionit HIV me rreth 90 për qind të rasteve të infektuar sipas kësaj rruge. Ekzistojnë dy lloj viruse, HIV 1 dhe HIV 2. Më tepër i përhapur në botë është HIV2. Te personat e prekur me këtë virus, simptomat e sëmundjes shfaqen më vonë, ndërsa me HIV1, i pranishëm në vendin tonë, preken më pak persona, por shenjat shfaqen shpejt dhe personat vdesin shpejt.
Të identifikuar me HIV/AIDS: 141 vetë
39 persona kanë vdekur
42 prej tyre kanë zhvilluar sëmundjen AIDS
38 vetë janë femra, ose 30 për qind e të prekurve
6 fëmijë me HIV, prej të cilëve 1 ka vdekur
Janë 36 pika, ku mund të bëhet testi i HIV/AIDS
Tri qendra janë në Tiranë, një në Qendrën Spitalore, në Bankën e Gjakut dhe në Institutin e Shëndetit Publik
Kalendari i 1 dhjetorit
Udhëtimi i skuadrave nga Tirana në të gjithë vendin 10 ditë para 1 dhjetorit
Në çdo rreth do të jenë dy persona kontakti, një nga Instituti i Shëndetit Publik dhe një inspektor i Drejtorisë së Arsimit, që do
të angazhojnë strukturat për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti
Kryqi i Kuq aktivitete në rrethet Durrës, Tiranë, Elbasan, Fier, Vlorë, Shkodër, Gjirokastër, Vlorë, Kukës, Dibër, Lezhë, Berat
Në Tiranë
Në sheshin “Nënë Tereza” u zhvillua një grumbullim masiv i nxënësve të shkollave, ku u shpërndanë materiale informuese, edukuese si dhe në bashkëpunim me Kryqin e Kuq u marshua me qirinjë në duar
Vendosja e një Red Ribbon-i gjigand në qendër të Tiranës
Krijimi i një qendre informacioni pranë Parkut Rinia, vendosja e një prezevativi gjigand, shpërndarja falas e prezervativëve, shkëmbim i informacioneve mbi SIDA-n dhe SST me anë të fletëpalosjeve dhe broshurave të ndryshme
Një tur me biçikletë për ndarjen e materialeve informuese
Kompeticion ndërmjet shkollave “A ke dëgjuar për mua sot?”
Lancimi i një numri jeshil për këshillim
Një stendë rruge te Piramida
AIDS, asnjë e dhënë për Elbasanin
ELBASAN - Si çdo vit Kryqi i Kuq në Elbasan ka shfrytëzuar sheshin në qendër të qytetit për të shpërndarë fletëpalosje në lidhje me transmetimin e virusit HIV, prezervativët dhe fjongot e kuqe, që simbolizojnë luftën kundër tij. Vetëm kaq kanë qenë aktivitetet e organizuara në Elbasan, ndërsa përfaqësuesit e shëndetësisë dhe të kësaj organizate kanë evituar të japin detaje reale në lidhje me praninë e të sëmurëve në Elbasan. Mungesa e një pavioni për trajtimin e tyre dhe gjithashtu mungesa e informacioneve edhe për vetë mjekët, ka bërë që edhe për këtë vit në Elbasan të mos ketë fakte konkrete dhe organizime në shkolla për t’u mbrojtur nga virusi vdekjeprurës. Veç aktiviteteve masive nuk ka patur tjetër mundësi për të mësuar më tepër për AIDS, megjithëse të rinjtë janë ata që janë më të prekur nga kjo sëmundje.
L. Lleshi