Çmimet e trojeve sipas vlerave të agjencive private
02/12/2004 Grupi i ekspertëve ka parashikuar që çmimi për kthimin dhe kompensimin e pronave të tipit truall, do të lëvizë nga 54 në 525 dollarë për metër katror. Si argument për këtë vlerë është marrë tregu i shitblerjes në ndërtimet e pallateve gjatë viteve të fundit. "Për sa i përket çmimit të shitjes së banesave, duke u bazuar në të dhënat e agjencive imobiliare (përjashtuar çmimin e ambienteve të katit përdhe), mund të themi se psh., për Tiranën lëvizin nga 300 deri në 700 dollarë për metër katror ndërtim. Në konsideratë nuk janë marrë çmimet e shitjeve të kateve shoqërore, të cilët kanë një vlerë 2-3 herë më të madhe se ato të banesave", thuhet në raportin e paraqitur prej ekspertëve të Komitetit të Kthimit të Pronave. Dy janë metodat, të cilat ka përdorur grupi i punës në vlerësimin e trojeve. Metoda që do të bazohet në çmimin e tregut, për këtë do të merren për bazë të dhënat e agjencive imobiliare dhe metoda që bazohet mbi ndërtueshmërinë e tokës. Por në këtë rast do të kërkohet një plan rregullues për të arritur dhe në përcaktimin e çmimit. Ndaj dhe duke parë se plani rregullues mungon në pjesën më të madhe të komunave dhe bashkive, është marrë për bazë çmimi mesatar i shitjes së banesave. Duke ndjekur praktikën e shkëmbimit prej pronarëve të tokës me 25 për qind të ndërtimit, është arritur dhe në konkluzionin se çmimi i tokës do të lëvizë nga 54 dollarë në 525. Kjo do të jetë e vlefshme për të gjithë Shqipërinë. Në bazë të këtyre argumenteve është miratuar ligji për kthimin dhe kompensimin e pronave. Ekspertët kanë pranuar që çdo qytet do të ndahet në zona të ndryshme, pasi çmimi i metrit katror të trojeve ndryshon dhe brenda një qyteti. "Ndarja në disa zona bëjnë të mundur një përcaktim më të qartë të çmimit të truallit", thuhet në raport.
Trojet industriale
Ndryshe nga trojet, që do të jenë të vlefshëm për ndërtim, toka të planifikuara për zonat industriale do të kenë një çmim më të lirë. "Në raste të tilla, duke pasur parasysh qëllimin bazë, atë të stimulimit të prodhimit industrial, është logjike që nuk mund të përdoren të njëjtat kritere, që janë për vlerësimin e trojeve për banesa dhe objektet publike edhe në rastin e trojeve industriale", thuhet në raportin, që i është dorëzuar anëtarëve të komitetit të pronave. Por vetëm në rastet kur kemi të bëjmë me zona industriale, në të cilat janë bërë ndryshime destinacioni nga ana e organeve shtetërore, vlera e trojeve do të përcaktohet duke përdorur të njëjtat kritere si në rastin e vlerësimit të trojeve që përdoren për banesa ose qëllime publike.
vleresimi i tokes
Çmimi i trojeve 54 deri në 525 dollarë
Baza e të dhënave janë agjencitë imobiliare
Vlera do të jetë sipas shkëmbimit që bëhet me ndërtuesit e pallateve
Trojet në zonat industriale më të lira se ato për banesat
Para procesit të kompensimit do të kryhet vlerësimi i çmimit
Brenda datës 15 dhjetor do të përfundojë ngritja e komiteteve të pronave
Si do veprojnë komisionet në kthimin e pronave
Komitetet e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave menjëherë pas konstituimit të tyre do të nisin punën për vendosjen e qartë të çmimit të tokave. Për këtë do të përdoren të dhënat e komitetit shtetëror. Për formulën e kthimit dhe kompensimit të pronave do të kihet parasysh se prona e ish-pronarit mund të jetë më e shtrenjtë, ose më e lirë se toka që ofrohet për kompensim. Në fillim të punës do të përcaktohet vlera e të gjithë hapësirave të tokës në Shqipëri, që kërkon dhe një hartë të plotë dhe më pas do të nis procedura e kthimit dhe kompensimit. Ekspertët thanë për "Metropol" se çmimi i tokës, që do të kthehet, duhet të jetë i përafërt, ose i barabartë me tokën që ka pasur më parë pronari. Në të dy rastet, çmimi i vlerësimit do të jetë ai i metodikës së grupit të punës, që, sipas tyre, është dhe vlera e tregut real. Burimet në Komitetin Shtetëror të Kthimit të Pronave kanë bërë të ditur se brenda dy javësh do të përfundojë dhe procesi i pranimit të anëtarëve të komisioneve vendorë. Komisionerët e rinj do të konkurrojnë për të fituar postin e tyre. Ndërsa kriteret bazë janë vendosur, arsimi juridik, ekonomik ose agronom si dhe eksperienca në punë. Sipas ligjit, i gjithë procesi duhet të përfundojë brenda datës 15 dhjetor. Kurse do të jetë muaji janar, që do të shënojë nisjen e punës për vlerësimin e kërkesave të ish-pronarëve.