OBAMA: KAM GABUAR DHE MBAJ PëRGJEGJëSI
Ju falënderoj që pranuat interv
istën. Sot ju lejuat largimin nga
kandidimi për postin e sekretarit
të shëndetësisë, Tom Daschle, një
nga personat më të mbështetur
prej jush, për shkak të mospagimit
të disa taksave nga ana e tij. Shumë
amerikanë mund të mendojnë se
ju latë zbuluar një nga çështjet më
të ndjeshme, duke qenë se mbështetët
një person me probleme taksash.
Obama: Ajo që ndodhi sot ishte pranimi
nga ana e Daschle i një gabimi në lidhje
me taksat, një gabim për të cilin ai mori
përsipër çdo përgjegjësi. Tom tha se një
gabim i tillë do të ndikonte shumë nëse ai
do të drejtonte një ministri si ajo e çështjeve
të shëndetit.
A mendoni se keni përgjegjësi që
gjërat shkuan deri në këtë pikë?
Po. Mendoj se kam bërë një gabim dhe
ia thashë edhe Tomit. Jam person që mbaj
përgjegjësi për emërimet.
Gabimi juaj ishte që e latë situatën
të shkonte deri në këtë pikë?
Duhet të kishit ndërhyrë më parë?
Gabimi im nuk ka të bëjë me vendimin
për zgjedhjen e Tomit fillimisht, sepse mendoj
se askush nuk është më i përgatitur dhe
i pajisur me aftësitë e duhura, si ai, për
çështjet e politikave shëndetësore. Kam
bërë fushatë duke propaganduar ndryshime
në Uashington e në të gjithë botën
politike dhe nuk dua që t‘u jap amerikanëve
mesazhin që administrata e re vepron
përmes dy standardesh: njëri për
njerëzit e pasur e të fuqishëm dhe tjetri për
njerëzit e thjeshtë, që punojnë gjithë ditën
e paguajnë rregullisht taksat.
Mendoni se keni humbur pak
nga morali dhe etika që i vendosët
vetes në ditën e
parë si President...
Epo mirë, ky ishte
një gabim. Dhe mbaj
përgjegjësi të plotë
për të e do të sigurohem
që të mos
ndodhë më.
Le të flasim për
ekonominë. Çdo
ditë juve ju jepen
detajet më të fundit
ekonomike, së
bashku me informacionet
më të
rëndësishme të
s h ë r b i m e v e
sekrete. Cilat prej
tyre ju tërheqin më shumë vëmendjen,
të parat, apo të dytat?
Obama: Informacionet në lidhje me
çështjet e sigurisë kombëtare janë gjithmonë
shumë serioze, sepse detyra ime
parësore është siguria e popullit amerikan
dhe për këtë ju them se duhet të jemi vigjilentë.
Kërcënimet janë gjithmonë
prezente. Por ajo çka është aktualisht
akute, është fakti i përshpejtimit të
përkeqësimit të situatës ekonomike. Edhe
dy, apo tre muaj të shkuara, pjesa më e
madhe e ekonomistëve as nuk e kishin
parashikuar atë që po ndodh aktualisht,
pra këtë përkeqësim të vazhdueshëm dhe
vetë situatën në të cilën ndodhemi aktualisht.
Dhe...
Shumë amerikanë as nuk mund
të vënë gjumë në sy në një situatë
të tillë. Kjo ndodh edhe me ju?
Sigurisht. Ky problem më mban zgjuar
dhe me këtë problem zgjohem...
Vërtet?
Vërtet, sepse kemi një sërë problemesh
të ndryshme. Duhet që të gjejmë mënyrën
për t‘i zgjidhur. Së pari, na duhet një paketë
shpëtimi që të rikthejë sërish njerëzit në
punë dhe t‘u japë të papunëve sigurime
dhe kujdes shëndetësor. Ky është një prej
problemeve. Ndërsa tjetri me sistemin
bankar, që thuajse ka falimentuar. Për këtë
duhet të gjejmë mënyrën më të mençur, për
të rivënë në funksionim sistemin e kreditimit
të bankave, në mënyrë që biznesi i
vogël dhe ai i madh të mund të punësojë
njerëz dhe të arrijnë të shesin prodhimet.
Pastaj, ne morëm vesh se ka shumë nga ata
punonjës bankash që kanë marrë, apo
ende marrin bonuse të jashtëzakonshme,
pavarësisht se bëhet fjalë për paratë e taksapaguesve.
Dhe kjo padyshim që i xhindos
njerëzit. Ndërkohë, ne kemi vendosur
disa rregulla të reja dhe të mërkurën do të
flas për kompensimin e ekzekutivëve dhe
ndryshimet që duhet të bëjmë në këtë
drejtim. Një tjetër problem është ngritja e
një sistemi rregullator, për t‘u siguruar që
kriza të tilla të mos ndodhin më dhe gjithë
sa thashë më sipër duhet bërë në kontekstin
e një ekonomie botërore, që është gjithashtu
në krizë të madhe. Edhe evropianët,
në njëfarë mënyre, kanë të njëjtat probleme
me tonat. Edhe Kina, që ka shënuar
vitet e fundit rritje marramendëse, ka nisur
të shënojë rënie. Përpjekja për të bërë
shumë gjëra njëherazi dhe paralelisht,
ndoshta i frikëson njerëzit dhe me të drejtë.
Mendoj se kjo do të jetë një sfidë shumë e
madhe. Jam i bindur që do t‘ia dalim
mbanë, por do të duhet ca kohë dhe mendoj
se amerikanët e kuptojnë një gjë të tillë.
Në lidhje me kompensimet e
ekzekutivëve, një analist në një
gazetë të përditshme, deklaroi se
ndoshta qëndrimi juaj i ashpër
ndaj bankierëve e zyrtarëve të lartë
lakmitarë të bankave është thjesht
një show. Ju çfarë mund të bëni
konkretisht?
Obama: Për këtë do të flas konkretisht
të mërkurën, por mund të them se do të
vendosim disa rregulla dhe kushte shumë
të qarta për sa i përket...
A e mbështesni idenë e Senatorit
të Misurit për...
Obama: Nuk do të doja që të parathoja
gjithçka në lidhje me atë që do të them të
mërkurën.
Po mund ta bëni këtu...
Obama: (Qesh) Mendoj se ka mënyra,
ka mekanizma që bëjnë të mundur kontrollin
dhe mbikëqyrjen e institucioneve që
operojnë me paratë e taksapaguesve, në
mënyrë që të mos i përdorin ato para për
kompensimin e tepruar të shefave të
ekzekutivit. Mendoj që kur njerëzit të dështojnë
planin tonë, do të mendojnë se bëhet
fjalë për një veprim shumë të arsyeshëm.
Në lidhje me paketën stimuluese,
për çfarë pjese të saj nuk do
të bënit kompromis me republikanët?
Obama: Sigurimet e papunësisë,
kujdesin shëndetësor për njerëzit që kanë
humbur vendin e punës. Të ndihmosh
familjet në situata të tilla është shumë e
rëndësishme. Investimet infrastrukturore
që shtrojnë rrugën për një rritje ekonomike
afatgjatë, mendoj se janë shumë të rëndësishme.
E njëjta gjë vlen edhe për çështjet
e shëndetit, shkollimit, teknologjisë. Ne
duam të trajnojmë mijëra mësues në shkencat
ekzakte dhe të investojmë edhe në
kërkimet shkencore. Të gjitha sa thashë më
sipër dhe të tjera na bëjnë konkurrues për
një kohë të gjatë. Ajo çka mendoj se është e
negociueshme, ka të bëjë me disa programe
që mendoj se janë të mira, por që
mund të mos kenë ndikim të drejtpërdrejtë
në stimulimin e ekonomisë në kushtet aktuale.
Për sa i përket paketës, ajo është e
rëndësishme, sepse amerikanët e kuptojnë
se duhet bërë diçka dhe se ne nuk po
merremi thjesht me promovime politike, siç
ka ndodhur deri më tani. Për këtë po këmbëngul.
Ju më pyetët pak më parë, se a më
zë gjumi natën? Ajo për çka njerëzit do të
më gjykojnë pas 4, apo 9 vitesh, kurdo
qoftë, do të jetë ndreqja e ekonomisë.
Njerëzit duan që të binden se ne si admin-
Të martën, Presidenti amerikan, Obama, dha një intervistë për stacionin televiziv CNN në
lidhje me zhvillimet e fundit në administratën e tij dhe planin për shpëtimin e ekonomisë
OBAMA: KAM GABUAR
DHE MBAJ PËRGJEGJËSI
istratë jemi seriozë dhe të zotuar për të
dhënë zgjidhjen dhe se nuk po përdorim
paketat për qëllime thjesht politike. Nuk
kam asnjë interes të mbështes një paketë
që nuk do të funksionojë, sepse nuk do të
më gjykojnë për marrjen e votave të duhura
për paketën, por për zgjidhjen e problemit
të madh të recesionit. Mendoj se kjo
kuptohet fare qartë edhe nga anëtarët e
Kongresit dhe nuk i vë në dyshim as kundërshtitë
e disa republikanëve, që mendojnë
se ata kanë propozime më të mira se i imi.
Jam i lumtur të debatoj me ta, nëse vërtet
kanë ide më të mira. Ajo çka nuk do të bëj
është ajo që sugjerojnë disa nga kritikët,
sipas të cilëve mënyra më e mirë për të dalë
nga situata do të ishte të vazhdonim të vepronim
siç është vepruar këto 8 vitet e fundit,
pra gjatë periudhës kur krijuan këto
probleme që po përjetojmë sot. Ndarje
ideologjike, ose për sa i përket mënyrës me
të cilën do të zgjidhen situatat e vështira,
do të ketë dhe janë dasi me të cilat do të
bashkëjetojmë. Gjithsesi, mendoj se do të
arrijmë në një paketë, që do të funksionojë
për popullin amerikan.
Pas 4 vitesh, apo 9 vitesh? Në
bazë të atyre që sapo thatë?
Obama: E dini, jam bërë President në
një kohë të vështirë dhe kjo jo sepse doja të
vendosesha në një zyrë luksoze si kjo ku
ndodhem. Kam ardhur këtu për të ndryshuar
gjërat.
Kam vënë re se ju nuk e përdorni
togfjalëshin "lufta kundër terrorizmit".
Lexova një artikull, në të cilin
thuhej se që nga dita që jeni bërë
President e keni përdorur vetëm
një herë të vetme. Është e
ndërgjegjshme një zgjedhje e tillë?
A ka ndonjë gjë në lidhje me këtë
term që ju duket e kundërshtueshme,
apo jo e dobishme?
Obama: Mendoj se është shumë e
rëndësishme që të kuptojmë se kemi një
betejë, apo një luftë kundër disa organizatave
terroriste, por këto organizata nuk janë
përfaqësuese të komunitetit të gjerë arab,
komunitetit mysliman. Në situata të tilla
fjalët janë të rëndësishme, sepse një nga
mënyrat përmes të cilave do ta fitojmë këtë
përpjekje, është beteja e zemrave dhe
mendjeve.
Pra, togfjalëshi i sipërpërmendur
nuk do të përdoret prej jush më në
të ardhmen?
Obama: Ajo çka dua të bëj është të siguroj
se flas vazhdimisht për Al-Kaedën dhe
organizata të tjera të tilla, sepse ai lloj shkatërrimi
që ato sjellin të çon në qorrsokakë
dhe se ne duhet të punojmë së bashku për
të siguruar një jetë më të mirë për të gjithë.
Pyetja e fundit, sa për të bërë pak
humor. Cilat janë lajmet e fundit në
lidhje me zgjedhjen e qenit për Shtëpinë
e Bardhë?
Obama: Do ta marrim në pranverë,
sepse është më ngrohtë dhe vajzat mund
ta nxjerrin shëtitje.
Cila është gjëja më lezetshme që
të ka ndodhur me makinën e re?
Obama: Më bënë përshtypje telefonat,
por fillimisht nuk dija se cilin buton të shtypja.
Kjo ishte pak e sikletshme.
A keni pirë ndonjë cigare që kur
jeni bërë President?
Jo. Me raste është e vështirë, por po rezistoj.
Ju keni lexuar shumë në lidhje
me Abraham Linkolnin. Cili është
mësimi më i rëndësishëm që keni
marrë nga kjo përvojë dhe që mendoni
ta zbatoni gjatë detyrës suaj?
Kur mendoj për Abraham Linkolnin, ajo
çka më bën përshtypje menjëherë, është
fakti se ai mësonte vazhdimisht nga puna e
tij dhe kjo e bënte gjithnjë e më të mirë. Ai
nuk i përdorte justifikimet dhe nuk ishte
arrogant në detyrat që kryente. Ishte shumë
sistematik dhe thoshte vazhdimisht se donte
ta bënte sa më mirë punën e tij. E kuptoj
që për këtë do të duhet ca kohë. Në rastin e
presidencës së tij, Lufta Civile ishte çështja
kryesore dhe si pasojë Linkolni i kushtoi
shumë kohë të kuptuarit të çështjeve ushtarake.
Unë, aktualisht, po mësoj shumë
gjëra për ekonominë. Nuk jam një ekonomist
për nga arsimimi, por i kushtoj shumë
kohë të menduarit për ekonominë, në
mënyrë që të jap zgjidhjet më të mira të
mundshme për popullin amerikan.