OKB, Botërori njëshans për sponsorizimine shkollimit
JOHANESBURG- Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki Mun mbërriti në Afrikën e Jugut, ku do të premten do të nisë Botërori i futbollit. I pritur nga kreu i shtetit afrikano-jugor Jakob Zuma, Ban Ki Mun e shfrytëzoi këtë moment për të sponsorizuar fushatën e quajtur “Goli i Parë”, e cila synon që çdo fëmijë të ketë një mundësi për shkolli.
Ai i adresoi të ftuarit në një mbrëmje bamirësie në Johanesburg, duke u thënë pjesëmarrësve se ende në botë janë 70 milionë fëmijë që nuk shkojnë në shkollë dhe gjysma e tyre në Afrikë. Fushata synon ndërgjegjësimin e qeverive që të japin më shumë para për edukimin, librat dhe mësuesit. Ajo ka si qëllim që të gjithë djemtë e vajzat të kenë kryer të jenë të regjitruar të paktën në fillore duke nisur nga viti 2015. Emra si Zinedin Zidan, Xhesika Alba, Bono apo Hillari Klinton, janë nga përkrahësit më të mëdhenj të kësaj fushate.
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)