E Shtunë, 31 Tetor 2026

OKB/ Nis punimet takimi mbi klimën

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki Mun hapi takimin mbi klimën, ku po marrin pjesë mbi 100 udhëheqës botërorë.
Dështimi në arritjen e një marrëveshje mbi ndryshimet klimatike brenda këtij viti do të jetë "moralisht e pafalshme", theksoi Ban Ki Mun.
Qëllimi i takimit është të mobilizojë krerët botërorë në arritjen e një marrëveshje, që do të zëvendësonte protokollin e Kiotos. Debati për marrëveshjen e re do të zhvillohet gjatë takimit të Kopenhagës, që do të mbahet në dhjetor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›