E Diel, 1 Nëntor 2026

OKB: Po e ndjekim situatën me vëmendje

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka bërë të ditur se po e ndjek me vëmendje situatën në Shqipëri, të shkaktuar nga përmbytjet. Zëdhënësja e koordinatorit rezident të OKB-së në Shqipëri, Zora Kushti, tha dje për “Shqip” se deri tani kjo organizatë nuk ka rezultuar që situata është në kushtet e një katastrofe humanitare, por megjithatë zyrtarët e OKB-së po ndjekin me vëmendje të gjitha zhvillimet post përmbytjeve, në mënyrë për të parë nevojat e qytetarëve në ditët në vazhdim, ku ekziston mundësia e shpërthimit të ndonjë epidemie. Përcaktimi i “katastrofës humanitare” ndodh vetëm atëherë kur në terren ka humbje të mëdha në njerëz, ndërkaq edhe vetë qeveria shqiptare do të duhet të shprehet në kërkesën për ndihmë. Disa ditë më parë OKB ka dhënë një ndihmë prej 270 mijë dollarësh. Ky kontribut do të jetë i disponueshëm në formën e parave cash si grant emergjent për familjet e prekura nga përmbytjet, si dhe do të mbështesë përpjekjet e qeverisë për të koordinuar operacionet e emergjencës në ditët dhe javët në vijim. Ky fond u mundësua nga zyra e OKB-së për Koordinimin e çështjeve Humanitare (OCHA), Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (PNUD) dhe Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF).

#

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›