E Diel, 1 Nëntor 2026

Lypja, fëmijët e rrugës do merren në mbrojtje nga shteti

Tiranë, 25 janar
NOA Update - Ministria e Brendshme premton paketë ligjore masash për të mbrojtur lypësit
e rrugës.Ka qenë ministri
Lulzim Basha i cili gjatë një takimi me përfaqësuesit e Koalicionit Kombëtar të
Strehëzave Antitrafik, ka deklaruar se do të merren në mbrojtje fëmijët e rrugës,
të cilët shpesh bëhen viktima të trafikut njerëzor.

Gjatë takimit me
disa organizata, pjesë të koalicionit Bashkë Kundër Trafikimit të Fëmijëve,
Basha ka kërkuar paraqitjen e të gjitha propozimeve të tyre mbi këtë problem.
Ministri shprehu mbështetjen për ti konkretizuar këto propozime në një paketë
të plotë masash ligjore dhe sociale për marrjen në mbrojtje të fëmijëve të
rrugës.

Jeni partnerë
jashtëzakonisht të rëndësishëm të qeverisë në luftën kundër trafikut dhe në
këtë kuadër ju kërkoj të sillni sa më shpejt të detajuara propozimet dhe
nevojat tuaja për bashkëfinancim nga qeveria shqiptare. Pas kësaj, unë ju
siguroj që së bashku me kolegun Ksera, do ti përparësojmë dhe do t'i kalojmë
në Këshillin e Ministrave brenda një kohe sa më të shkurtër, tha ministri
Basha.

Basha nënvizoi
ndërkohë se janë përcaktuar detyrime të qarta për personelin e Policisë së
Shtetit në pikat e kalimit kufitar për të pasur një komunikim të përhershëm me përfaqësuesit
e qendrave antitrafik dhe bashkëpunim të ngushtë gjatë intervistimit për
identifikimin e viktimave potenciale dhe referimit të tyre për asistencë të
pakushtëzuar.

b.m/NOA

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›