OKB-ja dhe sprova e saj politike
Është shumë i rëndë dhe më se i rëndë sprovimi politik i një organizate sikur ky i OKB-së me Kosovën dhe shtetësinë e saj. Kjo flet se në botë tashmë po përdoren modele dhe rende shoqërore që herë përkojnë me rregullat ndërkombëtare të zhvillimit të shteteve e herë bien ndesh me to. Kështu po ecën bota dhe shtetet në botë. Herë duhen respektuar këto parime, e herë duhet t’u vihemi pas për të mos i respektuar ato. Rasti sui generis në botë, i quajtur Kosovë, dhe shtetësia e saj, janë marrë në rishikim dhe kanë bërë shtetet këmbë e kokë, që të dalin nga kjo situatë qoftë për ta pranuar Kosovën si shtet, ose në të kundërtën, të bien pre e demagogjisë politike të Serbisë, demagogji kjo që në Kosovë ka reflektuar me krim dhe gjenocid në të kaluarën historike, jo më larg se në dekadën e fundit.
Është për t’u habitur në fakt që nismat e Serbisë kundrejt Kosovës dhe pavarësisë së saj, janë krejt nisma që dalin nga kufijtë e veprimit politik për t’i takuar si modele unike në botë sikur rasti i fundit, “një ide ishulli utopik” sikurse kërkesa në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës, për të njohur ose mos njohur legjitimitetin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Kjo është më se tejkalim në veprim politik, sepse këto më shumë e bien në krizë faktorin ndërkombëtar dhe shtetet për çfarë modeli të përdorin për të (mos) pranuar një shtet. Bindjet dhe analizat politike të gjithë analistëve botërorë besojnë dhe flasin se janë të shterura rrugët e Serbisë për të bllokuar këtë proces të natyrshëm historik të kombeve dhe të shteteve, por tash me këto marifete janë vetëm tendenca për ta hedhur edhe më OKB-në në sprovë morale dhe për t’i ulur besueshmërinë funksionale të saj.
Kanë mbetur në kujtesë deklarimet e OKB-së se Kosova nuk është rast që duhet kaluar përmes këtij mekanizmi, e tash ky mekanizëm do duhet të sprovohet rëndë me moralin e vet funksional-politik. Këtë lojë di ta luajë vetëm Serbia dhe të nxjerrë prenë politike që vjen nga të gjitha shtetet e OKB-së, apo vetë OKB, vetëm që Kosova të mos jetë e pranuar nga pjesa e mbetur e shteteve që janë anëtare të OKB-së.
Ja së çfarë politike të pacipë dhe me shumë se hipokrizi bën Serbia kundrejt Kosovës.
Të rikthehemi në vitin 1999, kur Këshilli i Sigurimit të OKB-së bekoi NATO-n kur mori vendimin ushtarak për sulme ndaj këtij shteti të quajtur Serbi. Kjo, si duket, është harruar në spektër veprimi të funksionit të OKB-së. Është i njëjti shtet që tashmë e vë në sprovë këtë mekanizëm ndërkombëtar që po harron shpesh se si janë formuar shtetet dhe si duhen pranuar ato. Serbia kundrejt OKB-së ka vetëm natyrën e saj më se mashtruese, e cila në parim nuk respekton rendin botëror dhe nuk njeh ligjet se si njihen dhe pranohen shtetet. Serbia kështu duhet të bëjë kërkesën e saj për t’u anëtarësuar në OKB, sepse edhe Serbia me rastin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës ka fituar de fakto pavarësinë e saj.
Po flasim në planin tjetër, sa do jetë e aftë Serbia për një fqinjësi të mirë në të ardhmen me Kosovë, kur tash dihet ofensiva e saj kundrejt shtetësisë së Kosovës dhe pavarësisë së saj.
Serbia në Hagë tashmë ka hedhur tërë Kosovën dhe qytetarët e saj. Serbia nuk arrin dot të ndalet as në planin e politikës globale kundrejt Kosovës, ajo tashmë është më aktive se kurrë. Kjo nuk është logjika se duhet të trembemi ne, përkundrazi, do na fuqizojë edhe më shumë të bindemi njëherë e përgjithmonë se kush është Serbia dhe të kuptohet edhe ajo në këtë rrafsh nga të tjerët e për Kosovën të jetë një rishikim i marrëdhënieve të saj me këtë Serbi, si e drejtë e çdo shteti për të formësuar marrëdhëniet diplomatike dhe dypalëshe ndërmjet këtyre dy vendeve. Kosova nuk duhet të rregullojë këto marrëdhënie nga shtytja ndërkombëtare nëse vërtet Serbia nuk ka interesin e vet dhe nuk kontribuon për këtë gjë. Stop ofertave ndërkombëtare të pabaza nëse mungon vullneti i dyanshëm.
OKB-ja dhe i ngarkuari i saj për të zgjidhur problemin e Kosovës, Presidenti Ahtisari dhe zëvendësi i tij, Albert Rohan, a thua ishin të deleguarit e
OKB-së në Kosovë për të zgjidhur problemin e statusit?
Kjo ndodhi. Kai Aide, një faktmbledhës i OKB-së, edhe ky ishte misionari për Kosovë. Në fund fare raportet e tyre u pranuan dhe Kosova me një formë jo thuaja në kokë ne vetë, u deklarua e pavarur. Mirëpo raportet e ndërkombëtarëve dhe standardet para statusit Serbia i mori vetëm si elemente të njëanshme, sepse kurrë nuk u pajtua me realitetin e ri në Kosovë. OKB-ja sikur është dorëzuar në këtë drejtim dhe asnjëherë nuk ia tërhoqi vërejtjen meritore Serbisë, por la Serbinë në këtë lëmsh t’u hedhë biber në sy shteteve anëtare të saj dhe të sprovojë edhe vetë OKB-në.
Shtetet që pranuan Kosovën janë 46, a thua nëse Haga do vendosë të deklarohet negativisht për shpalljen e pavarësisë së Kosovës, deklarim që besoj se do mbetet vetëm deklarim e asgjë më shumë, a do duhet të tërhiqen nga këto pozicione dhe të “gjykohen” sipas kandarit të Serbisë shtetet që kanë pranuar Kosovën, apo vetë këto shtete që kanë pranuar Kosovën do hidhen në “vallen ndërkombëtare për t’u bërë gazi i dheut” dhe të ngurtësojnë veprimet e veta për të njohur në rrafshin praktik Kosovën, për të sprovuar edhe OKB-në dhe shtetet anëtare të saj që njohën Republikën e Kosovës.
Kosova nga shtetet që e njohën po arrin të rinjihet dy herë. Një herë u njoh statusi politik i saj e për herë të dytë po rikonfirmojnë edhe njohjen e dokumentacionit zyrtar të saj nga çdo fushë. Le ta kuptojë Serbia dhe vetë OKB-ja se ky është plotësim i standardeve jo vetëm evropiane, por edhe atyre globale.
Më se e dhimbshme është rruga qorre e Serbisë për të penguar njohjen e Republikës së Kosovës nga shtetet e Konferencës Islamike, tendencë kjo që Kosovën e provokon edhe në një rrafsh tjetër në parimet fetare të saj, të nxitë në nivelin global një luftë të re të shteteve të OKB-së, sepse OKB-ja nuk ka pasur në sprovë dhe aplikim rregullativën fetare të anëtarëve të saj, sikur që po shikon Serbia përmes ministrit Rasim Lajiç, për të futur tërë OKB-në në këtë provokim të rëndë, për të ngjyruar dhe arsyetuar se Kosova më shumicë të popullatës që kanë besim islam, të ripotencohet me demagogjinë se nuk është e pranuar nga shtetet islamike. Ky do jetë shqetësimi më i vogël për ne, sepse të gjitha shtetet e botës dhe ato të Konferencës Islamike janë shtete që do t’i respektojë Kosova në vazhdën e tyre të pranimit politik dhe pa imponime, sesa të jetë e ndarë në taborët pranues të feve se nga cilat është e pranuar apo jo. Kultura e politikës kosovare nuk do duhet ta lejojë një gjë të këtillë. Kosova, edhe pse shtet i ri në botë, del se ka njohur dhe njeh parimet e shteteve në rregullativa dhe ligjëshmëri shtetërore dhe jo të bjerë pre e provokimit të Serbisë nga kjo natyrë.
Serbia kur ta humbasë edhe këtë rast, që besojmë se shpejt do e humbasë, do demaskohet, do mbetet i njohur vetëm ky provokim që po mundohet ta bëjë për OKB-në dhe për Republikën e Kosovës, që në të ardhmen vet Serbia do duhet të mundohet të kuptojë se si duhet të sillet në rajon e më gjerë, për të mos provokuar as OKB-në e as shtetet në rajon me utopitë e saj.