Paketa e shpëtimit, qeveria britanike merr 30 miliard $ hua
Qeveria britanike ka njoftuar se do të marrë hua prej disa miliarda dollarësh për të financuar shkurtimet në taksa në përpjekje për të neutralizuar efektet negative të recesionit.
Ministri i Financave Alistër Darling tha se kjo paketë stimuluese do të kap vlerën e 30 miliardë dollarëve.
Një element kyç është pakësimi i pëkohshëm në taksat e shitjeve nga 17.5 për qind në 15 për qind.
Por vitin e ardhshëm huate e marra nga qeveria do të rriteshin në tetë përqind të GDP-së dhe do të ketë rritje taksash për ata që kishin të ardhura të larta pas zgjedhjeve të ardhshme të cilat duhen mbajtur në mesin e vitit 2010.
Konservatorët e opozitës thanë se paketa konsiderohej si një predhë e madhe ë pashpërthyer taksash në një rrigjallërim të ardhshëm ekonomik.