Pakistani dhe Afganistani për negociata me talebanët
Pakistani dhe Afganistani për negociata me talebanët
Udhëheqësit e Pakistanit dhe Afganistanit do të kërkojnë bashkëpunim më të ngushtë në luftën kundër militantëve, por gjithashtu planifikojnë edhe përpjekjet për të joshur talebanët në negociata.
Presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai dhe ai i Pakistanit, Asif Zardari, u takuan sot në Stamboll, në prag të konferencës e cila do të zhvillohet në Londër, në të cilën Afganistani dhe bashkësia ndërkombëtare pritet që të arrijnë një marrëveshje kornizë, me qëllim që Kabuli të marrë përsipër përgjegjësinë për sigurinë e vet.
Karzai dhe Zardari zhvilluan një takim bilateral, e më pas u takuan edhe me presidentin e Turqisë, Abdullah Gulin, vendi i të cili ka punuar prapa skenës në përpjekje për të përmirësuar marrëdhëniet mes Kabulit dhe Islamabadi, para se gjithash kur bëhet fjalë për negociatat me talebanët.
“Kemi punuar me afganët dhe pakistanezët në lidhje me këtë çështje”, tha një zyrtar turk, i cili deshi të mbetet anonim.
Pakistani për një kohë të gjatë ka luajtur një rol të rëndësishëm në Afganistan, pasi që gjatë viteve të 90-ta ka mbështetur talebanët. Edhe përkundër faktit se po lufton kundër talebanëve në territorin e vet, Pakistani deri me tani ka ngurruar të ndërmarrë aksion kundër talebanëve në Afganistan.