OKB kritikon Berishën: Mos akuzo institucionet
Shqipëria merr kritika nga OKB për luftën ndaj korrupsionit në administratën publike. Presidenti i Asamblesë së përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Sergjan Kerim i ka kërkuar dje kryeministrit Berisha të mos akuzoi gjykatësit, apo sistemin e drejtësisë për korrupsion, por të përmirësojë klimën ekonomike në Shqipëri. Rritja e çmimeve dhe pagat e ulta kanë kthyer sytë e administratës shqiptare tek vjelja e ndonjë "bakshishi" të vogël për të mbijetuar ashtu siç duhet në shoqërinë shqiptare. Kjo ka penguar ecjen përpara të qeverisë "Berisha" në vazhdimësinë e betejës kundër dhënies së ryshfeteve dhe luftën ndaj korrupsionit. "Mënyra më e mirë për të forcuar institucionet dhe shtetin ligjor, është lufta kundër korrupsionit dhe ne kemi rëndë dakord me Kryeministrin Berisha se për të luftuar korrupsionin nuk vepron vetëm sistemi i drejtësisë, por edhe zhvillimi i tërësishëm i ekonomisë", tha Presidenti i Asamblesë së përgjithshme të OKB-së, Kerim. "Unë e përshëndes mendimin e Kryeministrin Berisha për të organizuar në Shqipëri, aktivitetin e tetë vendeve pjesëmarrëse të programit ‘Një OKB‘", tha ai. Kerim viziton për herë të dytë Shqipërinë nën drejtimin e kryeministri, Sali Berisha. Presidenti i Përgjithshëm i Asamblesë së Kombeve të Bashkuara, Sergjan Kerim u shpreh se kjo është një vizitë pune ku ne shkëmbyem pikëpamjet tona lidhur me prioritet më të rëndësishme të agjendës së OKB-së. "Vlerësimi im i përgjithshëm është se Shqipëria mbetet një aset shumë i çmuar i Kombeve të Bashkuara dhe një kontribuues shumë i çmuar i kombeve të Bashkuara. Shqipëria është një kontribuues shumë i mirë dhe mbetet një vend i përshtatshëm, për sa i përket programeve të Kombeve të Bashkuara, siç është ai i ndryshimeve klimaterike", tha ai.
në konferencën e përbashkët me kryeministrin Berisha, Kerim u shpreh se Shqipëria mbetet, ndër të tjera, një kontribuues i fuqishëm, për sa i përket të zbatimit të strategjisë së OKB të luftës kundër krimit të organizuar. "Qeveria e Shqipërisë nën drejtimin e Kryeministrit Berisha, ka marrë vendimin për të qenë një ndër ato tetë vende pilote në këtë insiativë të Kombeve të Bashkuara. Ky qëndrim i Shqipërisë është shumë i saktë dhe i drejtë, duke u bazuar në pesë shtyllat kryesore të programit "Një OKB. Agjenda për zhvillimin ekonomik dhe social të Shqipërisë, përbëjnë prioritetet kryesore të vendit", tha Kerim. Para disa vjetësh, Kerim ka qenë ministër i jashtëm i Maqedonisë dhe aktualisht mban postin e radhës së presidencës së Asamblesë së përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Kryeministri Berisha theksoi se kjo vizitë e Kerim është një shprehje më shumë e bashkëpunimit të shkëlqyer që Shqipëria ka me OKB-në dhe kontributit e rëndësisë që Shqipëria i jep mbarëvajtjes së misionit të Kombeve të Bashkuara. "Shqipëria është kthyer në vlerë të madhe për Organizatën e Kombeve të Bashkuara dhe reformave të rëndësishme që ajo ka ndërmarrë. OKB-ja do të përfitojë shumë nga suksesi i iniciativës "Një OKB", në të cilën Shqipëria po dëshmon një rol udhëheqës", tha Kerim. Gjatë takimit, Kryeministri Berisha e njohu presidentin e asamblesë së OKB-së me reformat ekonomike dhe fiskale të ndërmarra nga qeveria, me reformat për integrimin në NATO dhe Bashkimin Europian, veçanërisht arritjet në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.