E Shtunë, 31 Tetor 2026

OKB në Shqipëri kundër dhunës ndaj grave

 

Agjencitë e Kombeve të Bashkuara në Shqipëri bashkohen me fushatën botërore "Të gjithë së bashku për t'i dhënë fund dhunës ndaj grave". Programi i Përbashkët i OKB-së për Barazinë Gjinore dhe Dhunën në Familje në Shqipëri, i nënshkruar në gusht 2008, ofron kuadrin e punës për agjencitë e OKB-së në mbështetje të zbatimit të Strategjisë Kombëtare për Barazinë Gjinore dhe Dhunën në Familje (2007-2010). Në kuadër të Programit të Përbashkët të OKB-së, që koordinohet nga UNIFEM, UNDP po mbështet hartimin e akteve nënligjore në bazë dhe për zbatim të ligjit të ri "Për barazinë gjinore në shoqëri" dhe po punon për ngritjen e kapaciteteve të policisë dhe gjyqësorit, për t'iu përgjigjur më mirë dhe për të parandaluar dhunën në familje; UNDP dhe UNICEF po punojnë në katër bashki për të ngritur një sistem të përgjigjes së komunitetit ndaj dhunës me bazë gjinore, dhe po bashkëpunojnë me shtetin për të kryer anketimin e parë, për përhapjen e dhunës në familje në shkallë kombëtare. Ndërkohë, UNFPA po punon për të ngritur kapacitetet e sistemit shëndetësor me qëllim që t'i përgjigjen më mirë dhunës me bazë gjinore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›