OKB për gjakmarrjen, shifrat zyrtare të pasakta
Autori i Lajmit: Entela Duraj
Statistikat qeveritare mbi fenomenin e gjakmarrjes në Shqipëri janë ekstremisht të kundërta me ato të raportuara nga OJQ-të. Dje përfaqësuesi i OKB-së Filip Alston (i ndodhur për një vizitë në vendin tonë) prezantoi raportin e përgatitur për Shqipërinë mbi këtë fenomen, i cili pranon se është pakësuar por nuk është zhdukur si dhe rekomandimet që ai jep si përfaqësues i OKB-së. Sipas tij sistemi penal i dobët është një ndër shkaqet që fenomeni i gjakmarrjeve nuk është zhdukur plotësisht. Midis të tjerave ai tërhoqi vëmendjen tek statistikat e qeverisë dhe të disa organizatave jo qeveritare mbi fenomenin e gjakmarrjes. “Ekstremisht të kundërta shifrat që jepen nga qeveria nga ato të organizatave joqeveritare të cilat punojnë në këtë fushë,” vuri në dukje Alston.
Statistika të kundërta
Për vitin 2009 qeveria raportoi vetëm 1 të vrarë nga gjakmarrja, OJF raportojnë 90 të vrarë. Statistikat e shtetit për familjet e ngujuara në të gjithë Shqipërinë janë 130, ndërsa për OJF –të janë 1450 familje. Fëmijët në ngujim, sipas statistikave të shtetit janë më pak se 60, ndërsa nga shifrat e OJQ-ve janë mbi 800 fëmijë në izolim. “Diferencat janë të mëdha, i kam marrë në konsideratë të gjitha statistikat dhe konkluzioni im është se shifrat faktike janë më afër se ato të dhëna nga shteti,“ deklaroi Alston duke vënë theksin dhe tek problemet serioze të sistemit të drejtësisë si dhe ne vetedukimin e familjeve të cilat janë në gjak dhe që mendojnë se për arsye të nderit mund të zgjidhin vetë çështjen. “Mendoj se sistemi i drejtësisë ka probleme serioze. Në lidhje me vrasjet, efektiviteti i gjykatave dhe policisë është mjaft i ndikueshëm që këto vrasës të kapen e të dënohen,” tha ai.Siç u vu re edhe më lart, ka mospërputhje të mëdha në statistikat e gjakmarrjes dhe vrasjeve që lidhen me to. Në njërin ekstrem, njoftimet e medias u referohen qindra vrasjeve në vit nga gjakmarrja dhe mijëra fëmijëve që jetojnë në izolim. Në ekstremin tjetër, sipas statistikave të Qeverisë, këto vrasje kanë rënë në mënyrë progresive nga 45 më 1998 në një më 2009, ndërsa numri i fëmijëve të ngujuar varion nga 36-57 në të gjithë vendin, nga të cilët 29-45 janë në Shkodër. Kjo luhatje e shifrave varet nga burimet, të cilat mund të jenë policia, zyrtarë të arsimit ose të ministrisë. Familjet e ngujuara vlerësohen të jenë nga 124-133 në të gjithë vendin.
Shkaqet
Komentatorët e shpjegojnë rigjallërimin e gjakmarrjes me shkaqe të ndryshme, përfshi shpërbërjen e shtetit në periudhën post-komuniste, difektet në sistemin e drejtësise penale, zenkat e pazgjidhura në çështjet e pronës, dhe mangësitë në arsimim. Shifrat qeveritare lidhur me fëmijët e ngujuar bazohen në programin e saj të shkollës në shtëpi “Shans i dytë”, që vazhdon vetëm deri në klasën e nëntë. Kështu, fëmijët e një moshe më të rritur mbeten të paraportuar. Po kështu, një përqëndrim i kombinuar tek të vrarët dhe tek numri i fëmijvë të ngujuar do të ofrojë vetëm një pjesë të numrit total të njerëzve jetët e të cilëve janë prekur në mënyrë serioze nga gjakmarrja.
Rekomandimet
Më tej përfaqësuesi i OKB-së rokamandoi krijimin e një sekretariati i cili do të merret me problemin e gjakmarrjes. “Qeveria duhet të krijojë sekretariatin i cili gjithmonë ka qenë i parashikuar për tu ngritur por nuk është ngritur. Duhen organizuar analizat e sondazheve duke përdorur përkufizime të sakta pasi qeveria nuk ka kuptim të qartë të situatës. Duhen inkurajuar studimet disiplinore për të kuptuar më mirë se cfarë po ndodh dhe këto duhen hartuar nga instituti përkatës. Grupet fetare duhet të jenë më aktivë dhe të këshillojnë qeverinë si dhe të gjenden format më efikase për pajtim,” u shpreh më tej Alston.
Gërdeci
Raportuesi i Organizatës së Kombeve të Bashkuara i cili ndodhet për vizitë në Shqipëri thekson rëndësinë e hetime të ngjarjes së 15 marsit 2008 dhe kërkon që imuniteti të mos bëhet pengesë në zbardhjen e tragjedisë së Gërdecit. “Do të doja të theksoja rëndësinë e hetimeve për Gerdecin. Çdo shoqëri duhet të hetojë në mënyrë efektive akuzat që u bëhen politikanëve që janë ende në pushtet. Eshtë shumë e rëndësishme për Shqipërinë që të demonstrojë se mund të merret me këtë çështje dhe jo thjesht ta politizojë dhe të dështojë në marrjen e masave efektive,”deklaroi Alston
Mospërputhja
Edhe shifrat e përdorura nga grupet e shoqërisë civile luhaten shumë. Një organizatë me përvojë të gjerë në terren vëren se ka pasur ulje të konsiderueshme gjatë pesë viteve të fundit dhe se aktualisht, nga gjakmarrja, ka vetëm pak vrasje në vit. Ata vlerësojnë se jo më shumë se 350 familje dhe 80-100 fëmijë jetojnë në izolim në shkallë vendi. Megjithatë, një organizatë tjetër e rëndësishme vlerëson se ka pasur 9 800 vrasje nga gjakmarrja qysh në vitin 1991, numër që ka rënë në mbi 30 vrasje më 2009. Sipas numërimit të tyre, 1 450 familje dhe 800 fëmijë jetojnë në ngujim.
Ky lajm është publikuar: 24/02/2010