E Shtunë, 31 Tetor 2026

Papandreu: Zgjedhjet në Greqi, në vitin 2013

Nga Express më 24 shtator 2011 në ora 13:30

Masat e reja financiare shkaktuan reagime edhe në grupin parlamentar të partisë në pushtet në Greqi, PASOK. Në mbledhjen e komisionit Parlamentar të Financave, deputetët kritikuan qeverinë për paaftësi dhe për dështime në punën e saj, duke e fajësuar se për 2 vjet nuk bëri asnjë privatizim.

Madje, shumë deputetë thanë hapur se kjo situatë nuk mund të vazhdojë më dhe kërkuan zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme ose edhe një qeveri koalicioni, duke iu shtuar kështu zërave të 3 ministrave të qeverisë, të cilët disa ditë më parë kërkuan në mbledhje qeverie të konsiderohej opsioni i zgjedhjeve të parakohshme.

Kryeministri grek, George Papandreu, iu dha përgjigje qëndrimeve që mbështesin zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme në vend, gjatë takimeve që po zhvillon me anëtarë të PASOK-ut nga i gjithë vendi.

Papandreu e përjashtoi këtë mundësi, duke theksuar se “Nuk ndihmon kultura e thashethemeve dhe skenarët që kanë të bëjnë me zgjedhjet”.

“Zgjedhjet do të ishin një fatkeqësi për vendin. Ato do të mbahen në vitin 2013", tha Papandreu.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›