OPEC pritet të rrisë prodhimin
• Në fillim të marsit ministrat e organizatës së vendeve naftëmbajtëse (OPEC) do të diskutojnë përsëri për kuotat e nxjerrjes të naftës në selinë e organizatës në Vjenë.Vendet konsumuese shpresojnë rritjen e këtyre kuotave, pasi një çmim përtej 100 dollarëshit për fuçi (159 litra) është një nxitës i inflacionit dhe një frenues i rritjes ekonomike dhe punësimit. Në Vjenë përfaqësuesit e OPEC-ut përpiqen të jenë sa më të qetë. Sipas mediave të huaja, ministri algjerian i naftës, Chekib Khelil thotë se, "nëse do të ketë një kërkesë në rritje ne do të nxjerrim më shumë naftë. Nuk ka pse të kihet frikë. Më shumë duhet të shqetësohemi për krizën financiare dhe pasojat e saj në rritjen ekonomike botërore". Iraku, Irani, Kuvajti, Arabia Saudite dhe Venezuela e themeluan OPEC-un më 14 shtator të vitit 1960 në Bagdad. Sot organizata ka 13 anëtarë dhe mbulon një të katërtën e rezervave botërore të naftës dhe 40% të sasisë që nxirret. Në kohën e themelimit të organizatës qëllimi kryesor ishte të arrihej shtetëzimi i puseve të naftës dhe të përcaktohej sasia e naftës që do të nxirrej në formën e një karteli. Të gjitha këto nuk u arritën. Muajt e fundit çmimi i naftës në tregjet ndërkombëtare ka pësuar rritje të ndjeshme. Kjo ndikon edhe në rritjen e çmimeve për shumë produkte të tjera. Për rrjedhojë, kuotimi i lartë i naftës në bursa është një ndër faktorët kryesorë që ndikon në rritjen e normës së inflacionit.