E Shtunë, 31 Tetor 2026

OPINION/FMN dhe Europa Lindore

Nga “The Economist”
Gjashtë muaj më parë gjithçka dukej ndryshe. Vendet e Europës Lindore ishin fëmijët e vegjël të reformës ekonomike: pasi kishin kryer procesin e privatizimit, ishte çrregulluar dhe më pas ishin... 

... stabilizuar pas rënies së komunizmit, ata dukeshin në një rrugë që po i çonte drejt gjysmës së pasur të kontinentit. Kjo panoramë ka qenë gjithnjë optimiste. Por tani duket kaq e dalë mode. Një përzierje e borxhit të huaj, kredive të mëdha të dhëna privatëve në monedhat e huaja, deficitet e mëdha buxhetore dhe mungesa e kontrollit në shpenzimet publike si dhe qeveritë e pasigurta, shpesh të ndryshueshme në çdo vend, i kanë nxitur politikëbërësit të nxitojnë për të biseduar për ndihmën e fundit financiare: Fondin Moneta Ndërkombëtar. Këtë fundjavë, FMN-ja arriti një marrëveshje për paketa të mëdha ndihme për Hungarinë dhe Ukrainën. Më 22 tetor, Hungaria e rriti nivelin e interesit të ekonomisë së saj lënguese në 11.5 për qind, nga 8.5 për qind, me shpresën për të ndalur rënien e monedhës së saj, forintës.
Rastësisht, tregjet hungareze u mbyllën për një pushim dyditor, pasuar nga fundjava. Gjatë fundjavës, ndërsa orët i afroheshin momentit të rihapjes së tregjeve, FMN-ja po përpiqej të arrinte një marrëveshje me Bashkimin Europian, me vende si Gjermania, Austria dhe Italia si dhe nga huadhënës të tjerë të mëdhenj, për të mbështetur këtë paketë ndihme. Një gjë e tillë ishte penguar nga mungesa e liderëve në samitin ndërkombëtar BE-Kinë, që u mbajt në Pekin. Vendimi në kushte të tilla të vështira, ishte i tipit “sa më shumë aq më mirë”. Paketa e ndihmës duhet të jetë sa më e madhe të jetë e mundshme, për të garantuar huadhënësit se ata mund të kenë besim të larja e borxheve nga ana e Hungarisë. Nëse jo, ekonomia do të përballet me një krizë të rëndë.
Të dielën në mbrëmje, përfundoi afati kohor për ta paraqitur në tërësi planin. Në vend të kësaj, FMN-ja paraqiti një deklaratë që miratonte planin e masave stabilizuese të autoriteteve hungareze.
“Politikat që Hungaria parashikon e justifikojnë nivelin e aksionit në burimet e fondit, që përbën edhe një rast përjashtimi”, - deklaroi shefi i FMN-së, Dominique Strauss-Kahn.
Të hënën, Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim paraqiti një deklarate me anë të së cilës miratonte planin e FMN-së. Mund të luajë një rol të rëndësishëm në ndihmën dhënë bankave të Hungarisë. Në fillim të këtij muaji, Banka Qendrore Europiane ndërmori hapin e jashtëzakonshëm të miratimit të një linje kreditimit prej 5 miliardë dollarësh për bankën qendrore të Hungarisë. Ndoshta ka edhe më shumë fonde në “prapavijë”. Synimi kryesor i planit është reforma e financave publike. Por hapësira për manovra është shumë e kufizuar. Rritja e Hungarisë ka gjasa të jetë vetëm 2 për qind këtë vit. Qeveria ka marrë në kontroll shpenzimet dhe ka rritur taksat dhe është bërë shumë jopopullore për pasojë. Rreziqe të tjera mund ta çojnë vendin drejt rënies ekonomike. Por pa masa të rrepta, huadhënësit ndërkombëtarë mund të largohen.
Reagimi i parë nga tregu ishte skeptik: aksionet ranë me 10 për qind kur tregjet u hapën të hënën. Kjo do të thotë se ka nevojë urgjente për të përfunduar marrëveshjen. Politika po luan një rol të madh. Amerika e konsideron Hungarinë si një problem strikt europian, po ka bërë thirrje që FMN-ja të sigurojë ndihmë emergjente dhe bujare për ekonominë tjetër në lëngim, Ukrainën. E tronditur nga konfliktet politike, Ukraina është mjaft e brishtë dhe një krizë me fqinjën e saj të pasur Rusinë. FMN-ja deklaroi të dielën se kishte rënë dakord për një hua prej 16.5 miliardë eurosh për dy vjet për Ukrainën, edhe pse nuk është e qartë nëse vendi të cilit i mungon qeverisja dhe po përballet me zgjedhjet e treta në tre vjet, ka mundësi t’i ndjekë politikat e ashpra ekonomike për të rikthyer besimin.

(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›