Krenar që je shqiptar
Vizita e ministrit Fratini, një ndër personalitetet europeiste, solli disa dimensione të rëndësishme për Shqipërinë dhe shqiptarët. Pa dyshim, parësorja ishte konfirmimi i një marrëdhënieje të shkëlqyer midis Shqipërisë dhe Italisë, si dhe vëmendjes dhe interesit të komunitetit të biznesit italian për të rritur më tej investimet e tij në Shqipëri. Ky vullnet dhe kjo bindje buron pa dyshim nga ekzistenca e një terreni të sigurt, e një sistemi funksional jo vetëm mbi parimet e tregut të lirë, por edhe të standardeve evropiane që pikërisht biznesi evropian dhe ai ndërkombëtar në tërësi kërkon për të gjeneruar potencialet e tij. Konfirmimi i menjëhershëm i kësaj ishte Konferenca Ekonomike që pasoi në Tiranë. Si qytetar i këtij vendi, ndiheshe krenar kur shihje se debatet në ato tryeza ishin të po atij niveli që zhvillohen në evenimente të tilla në çdo vend të zhvilluar perëndimor. Shihje në këtë event se si kompani të rëndësishme të huaja janë dyndur në Shqipëri dhe kanë gjetur jo vetëm fizibilitetin e investimit të tyre, por edhe standardet evropiane të shërbimeve që i duhen një biznesi. Po më parë, këto kompani a kanë tentuar të hyjnë në Shqipëri? Pa dyshim që po, por ato largoheshin menjëherë, pasi nga testimi që i Benin efektivitetit të investimit të tyre, përpara u dilte përqindja e bakshishit të majmë që u kërkonte qeveritari, tërkuza e procedurave skandaloze korruptive të sistemit që u vihej përballe, konkurrimi nga ekonomia kriminale dhe ajo informale, neglizhenca harbute e administratës publike. Shihje në ketë event se bizneset e fuqishme nuk ishin ato të krijuara nga përdorimi i fondeve publike të buxhetit të shtetit shqiptar, por dominoheshin nga biznese që rriteshin si të tilla nga fuqia blerëse e tregut të brendshëm, dominonin bizneset që investonin dhe fitonin në tregun bankar, në tregun e shërbimeve të telekomunikacionit, në tregun e energjitikes, në tregun e lëndëve të para për ndërtim, në industrie e lehtë dhe ushqimore.
Ky realitet i konstatuar nga partnerët ndërkombëtarë, ka rritur më tej respektin e tyre ndaj këtij vendi dhe institucioneve të tij. Ky respekt i tyre u dëshmua hapur dhe çiltërsisht nga z. Fratini në vizitën e tij, e nga ky respekt ne shqiptarët ndihemi mirë, ndihemi se i përkasim një shoqërie të stabilizuar, të emancipuar, që po zhvillohet dhe funksionon në trendin e përmirësimit të jetës individuale të çdo familjeje.
Ishte për të ardhur keq kur deri vetëm përpara 3 vitesh, kushdo nga ne e ndiente se shoqëritë e hapësirës së çiles ne realisht i përkasim dhe tek e cila do të mbetemi përjetësisht, na shihnin si një shoqëri që gjeneron veç krimin, që nxit veç trafikun, që ishte varej veç nga korrupsioni, që në çdo sportel doganor çdokush shihej i dyshimtë, çdo dokument identiteti trajtohej si i pavlerë. Sot, pas shumë e shumë punësh, pas një kapërcimi gjigand, kjo faqe ka ndryshuar tërësisht. Ligji dhe rendi në Shqipëri janë tërësisht si ato të standardeve evropiane, ekonomi e formalizuar dhe biznes që konkurron veç mbi rregullat universale të tregut të lirë, një vend të barabartë në tryezën më prestigjioze të familjes ndërkombëtare, atë të NATO-s, një kontribuues serioz në detyrat e përgjegjësitë e përbashkëta, një shoqëri e emancipuar që ushtron presion të fortë mbi faktorët menaxhues të kësaj shoqërie, ajo pra që prej shekujsh kishim ëndërruar të kishim dhe të ishim.
Ky nivel i arritur në funksionimin e kësaj shoqërie reflektoi menjëherë në mënyrën e ndërtimit të jetës edhe tek ajo pjesë që jeton jashtë kufijve të këtij vendi. Çdonjëri prej nesh ndihet mirë kur vetë z. Fratini, si përfaqësues i një populli të një vendi të madh, konstaton se shqiptarët në Itali nuk konsiderohen më si qytetarë problematikë. Vlerësimi që z. Fratini bëri për arritjen e standardeve më të mira evropiane në dokumentet e identitetit të cilat Shqipëria po prodhon, tregon përveç të tjerave, seriozitetin e përkushtimit dhe kurajos së kësaj qeverie për të përmbushur detyrën e saj ndaj qytetarëve të këtij vendi. Sot diskutojmë për liberalizim të vizave dhe lëvizje të lirë dhe ta imagjinojmë se si duket kjo përballë pamjeve të largimit masiv mbi direkët e tejmbushur të anijeve të shqiptarëve të dëshpëruar. Sot diskutojmë për investimet e kompanive gjigande ndërkombëtare dhe përfitimet e tyre nga tregu i brendshëm dhe ta imagjinojmë se si duket kjo përballë përplasjes në fytyrë të derës për shkak të korrupsionit nga administrata socialiste paraardhëse. Sot diskutojmë për dokumente biometrike të identitetit dhe ta imagjinojmë se si duket kjo përballë pajisjes me pasaporta false, madje deri diplomatike të vrasësve dhe trafikantëve për t’u larguar nga gjykimi i ligjit. Sot diskutojmë për goditje të ashpra ligjore të zyrtarëve të korruptuar pavarësisht mbështetjes politike në promovimin administrativ të tyre dhe ta imagjinojmë se si duket kjo përballë një sistemi i cili konsideronte si të pazotin atë që nuk vidhte. Sot diskutohet për dyfishim të pagave dhe rritje ekonomike dyshifrore dhe ta imagjinojmë këtë si duket përballë atij depresioni të pashprese për punë dhe listat masive veresie të para 2005-ës. Të gjitha këto dimensione të reja të Shqipërisë dhe perceptimi për shqiptarët i solli në Tiranë krejt çiltërsisht europeisti Franko Fratini.
Këto dimensione na bëjnë të reflektojmë për një nga arritjet më madhore të kësaj qeverie, që në mënyrë të padrejtë nuk është vlerësuar deri më tash, atë të ridimensionimit të imazhit të Shqipërisë si një vend normal evropian dhe për shkak të kësaj, një perceptim të ri për qytetarin shqiptar si një qytetar i formimit, sjelljes, mentalitetit dhe jetesës krejtësisht evropiane. Me këtë perceptim jo vetëm që kurrkush tashmë nuk ndihet keq në asnjë sportel doganor të hapësirës evropiane, por thellësisht në shpirt kënaqet të thotë: “Jam krenar që jam shqiptar”.
*Ministër i Brendshëm