OBSH: Arrin në 2 mijë bilanci i të infektuarve me gripin e derrit
Më tepër se 2 mijë persona në 23 shtete në të gjithë botën janë infektuar nga virusi i gripit H1N1, deklaroi sot Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH). Në raportin e fundit, që ka tendencën të minimizojë raportet e secilit shtet, por që konsiderohet më i saktë shkencërisht, agjencia e OKB-së për shëndetin deklaroi se 42 persona kanë humbur jetën në Meksikë pas infektimit me virusin e gripit të ri, që është një përzierje gjenetike mes gripit të derrave, shpendëve dhe njerëzve.
Në raportin e mëparshëm bëhej e ditur për 29 të vdekur në Meksikë. Qeveria meksikane ka deklaruar se faza më e rëndë ka kaluar dhe si rrjedhojë ka lehtësuar kufizimet e bëra për aktivitetet publike dhe tregtare në vend që ka qenë epiqendra e virusit të gripit. Bilanci i fundit i OBSH-së, me 2099 raste të infektuara në të gjithë botën, nuk ndryshon numrin e rasteve të konfirmuara apo të vdekjeve në SHBA, që respektivisht mbeten 642 të infektuar dhe 2 të vdekur. Në raport kishte shifra për infeksione të reja në Kanada me 201 persona, nga 165 që ishin në raportin e mëparshëm, por pa raste të vdekurish. Shtetet evropiane me rastet e konfirmuara të të infektuarve me virusin e gripit. Sipas OBSH-s, virusi i gripit H1N1 ende nuk po përhapet në mënyrë të pakontrollueshme jashtë territorit të Amerikës së Veriut, ndaj niveli i alarmit pandemik global do të qëndrojë i pandryshuar në shkallën aktuale 5 nga 6 të tilla që ekzistojnë. "Ne do të mbetemi në nivelin 5. Kjo nuk do të ndryshojë", deklaroi Keiji Fukuda, ndihmësdrejtori i Përgjithshëm i OBSH-së.
Sipas të njëjtave burime ende vazhdohet të konstatojnë raste të transmetimit të virusit nga një person tek tjetri dhe përhapjen e këtij virusi në nivel komunitetesh, kryesisht në Amerikën e Veriut.
Sipas të njëjtave burime ende vazhdohet të konstatojnë raste të transmetimit të virusit nga një person tek tjetri dhe përhapjen e këtij virusi në nivel komunitetesh, kryesisht në Amerikën e Veriut.