E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi: Vendet anëtare e duan Shqipërinë në BE



Presidenti Bamir Topi beson në predispozicionin pozitiv të vendeve anëtare, për ta parë shumë shpejt Shqipërinë në Bashkimin Evropian. Gjatë vizitës në Zagreb, ku u takua me homologun kroat, Stipe Mesiç, Topi shprehu optimizmin e tij për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Ai vuri në dukje se Shqipëria, një vend që aplikoi për statusin e vendit kandidat në BE, në fund të muajit prill të këtij viti, sipas Presidentit të Topit, ka bërë disa reforma të rëndësishme me konsensus të plotë politik ndërmjet mazhorancës dhe opozitës. Shqipëria, - vijoi ai, - ka realizuar një hap shumë të madh të integrimit me anëtarësimin tonë në NATO. Presidenti Topi u shpreh se e rëndësishme është se Shqipëria, institucionet e saj dhe opinioni publik janë të orientuara qartë drejt familjes euro-atlantike. Topi nënvizoi se përtej këtij orientimi, gjatë gjithë këtyre viteve ka pasur një angazhim prej politikës dhe institucioneve për t’i plotësuar standardet e domosdoshme për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian. “Kam besim se zgjedhjet në Shqipëri do të jenë korrekte dhe do të shënojnë një hap të rëndësishëm drejt demokratizimit të institucioneve, ku besoj se institucioni i zgjedhjeve është më i rëndësishmi”, - deklaroi z. Topi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›