E Shtunë, 31 Tetor 2026

TV “Klan”, ju lutem mos dezinformoni për Kakomenë!

Nga Prof. Dr. Aleks Vranai

TV “Klan”, por dhe media të tjera, më datën 21 nëntor 2008, thanë për opinionin publik se njerëz me maska paskan keqtrajtuar punëtorët që kanë shkuar të fillojnë punimet në Kakome. Aludohej sikur këto maska i paskërka organizuar kryetari i komunës dhe i bëhej thirrje shtetit e policisë të mos rrinë të heshtur, por të ndërhyjnë që të mos pengohet biznesi. Ky është truk fund e krye për të përligjur dhunën shtetërore në favor të grabitësve. Unë jam një ndër pronarët e ligjshëm të Kakomesë. Asnjë nga ne pronarët e ligjshëm të Kakomesë nuk ka nevojë të vërë maska për të mbrojtur pronën e tij nga grabitësit. Gazetarë të TV “Klan”, ju lutem mos dezinformoni për Kakomenë, por paraqisni realitetin! Janë botuar disa artikuj nga shoqata “Bregdeti”, që kanë sqaruar se ne pronarët e Kakomesë kemi paditur shtetin që nën pretekstin e biznesit po përpiqet të na rrëmbejë pronën. Përderisa çështja është në proces gjykimi, manipulime të tilla bien erë të keqe dhe këto provokacione duhet të pushojnë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›