Shqipëria në Samitin e Strasburgut do të bëhet anëtare e NATO-s
19/02/2009 Presidenti i Sllovenisë Danilo Türk takohet me kreun e shtetit shqiptar Bamir Topi
Presidenti i Republikës së Sllovenisë Danilo Türk ka shprehur mbështetjen e vendit të tij për anëtarësimin e Shqipërisë në Aleancën e Atlantikut të Veriut (NATO). Pas takimit me kreun e shtetit shqiptar Bamir Topi, në një konferencë të përbashkët për shtyp presidenti Türk theksoi se anëtarësimi i vendit tonë në NATO në Samitin e Strasburgut në muajin prill nuk rrezikohet në asnjë mënyrë. Numri një i shtetit slloven ka deklaruar se vendi i tij ka mbështetur anëtarësimin e Shqipërisë në NATO dhe aspiratat e saj për integrim në Bashkimin Europian. “Parlamenti slloven ratifikoi protokollin e anëtarësimit në NATO dhe Shqipëria do të jetë anëtare me të drejta të plota në Samitin e Strasburgut”, - ka deklaruar Türk. I pyetur në lidhje me një kërkesë të opozitës sllovene për anulimin e ratifikimit të protokollit të anëtarësimit të Shqipërisë dhe Kroacisë, presidenti Danilo Türk theksoi se një gjë e tillë nuk do të ndodhë. “Ka dy përgjigje: e para e shkurtër, që është jo, dhe e dyta më e gjatë, që është jo domosdoshmërish”, - tha ai. Kreu i shtetit slloven ka deklaruar se mbështet aspiratën e Shqipërisë për të depozituar kërkesën e vendit kandidat në BE. Ai theksoi se Sllovenia do të japë ndihmën e saj politike dhe praktike në këtë hap të rëndësishëm të integrimit. Nga ana e tij Presidenti Bamir Topi ka falënderuar homologun e tij për ndihëm e dhënë në funksion të integrimit të Shqipërisë në NATO dhe në BE. “Duke marrë në konsideratë edhe ratifikimet nga Parlamenti grek dhe ai holandez, sot jemi krenar që Shqipëria formalisht tani është vend anëtar i NATO-s”, - deklaroi Presidenti Topi. Kreu i shtetit shqiptar gjatë kësaj konference të përbashkët për shtyp ka deklaruar se ka njohur homologun e tij me reformat e ndërmarra dhe progresin e bërë në vendin tonë. “Moment i rëndësishëm ishte realizimi në kohë i ligjit të zgjedhjeve, që bashkë me infrastrukturën zgjedhore dhe angazhimet e qeverisë për pajisjen e qytetarëve me karta të reja identiteti do të bëjë që zgjedhjet të jenë vërtetë të lira, të ndershme, demokratike dhe të pranuara, për t’i dhënë mundësi vendit të ecë në rrugën e integrimit”, - deklaroi Topi. Presidenti shqiptar nënvizoi ndryshimet në rajon, duke theksuar se tashmë Kosova është një realitet krejt i prekshëm. Ai tha se pas një viti në pavarësi Kosova nuk është më problem, por përbën një faktor të rëndësishëm paqeje. Duke u ndalur në çështjen e Kosovës, presidenti slloven Danilo Türk deklaroi se prioritet e shtetit më të ri në botë duhet të jenë forcimi i institucioneve dhe ndërtimi i shtetit ligjor. “Kjo do të jetë baza për përparimin e Kosovës dhe me një shoqëri multietnike”, - tha ai.
Topi për ligjin e dosjeve
Presidenti Republikës Bamir Topi, i pyetur mbi qëndrimin e tij ndaj ligjit të hapjes së dosjeve, ka deklaruar se ka qenë në përputhje me pozicione shumë institucionale. “Besoj se ka qenë një vendim i qartë i ekspozuar në të drejtën kushtetuese që ka Presidenti i Republikës. Ajo që unë konstatoj është se të gjitha institucionet e faktorët politikë kanë marrë pozicionin e tyre të qartë, duke respektuar themelet e shtetit ligjor dhe duke respektuar Kushtetutën”, - deklaroi kreu i shtetit.
Presidenti slloven
Numri një i Republikës së Sllovenisë Danilo Türk ka theksuar se vizita e tij në Tiranë shënon fillimin e ri të marrëdhënieve mes dy vendeve. Ai theksoi se ka disa arsye për këtë gjë. “Shqipëria ka një rol konstruktiv dhe është faktor stabiliteti në rajon. Në kohë të vështira, sidomos gjatë konfliktit në Kosovë, ka dëshmuar këtë”, - tha ai. Ai deklaroi se raportet ekonomike mes dy vendeve duhet të ngrihen në një nivel më të larë, e për këtë arsye shoqërohet nga mbi 30 biznesmenë sllovenë.